Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)
Leka II Zogu është martuar me Blerta Celibashin, sipas një komunikate zyrtare nga Oborri Mbretëror Shqiptar.
Bëhet e ditur se martesa e Princit është kremtuar në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin intim dhe solemn të këtij momenti.
Sipas komunikatës, fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki, një vend me rëndësi historike për familjen mbretërore.
Përzgjedhja e këtij ambienti lidhet edhe me trashëgiminë e familjes së Mbretëreshës Geraldinë, me origjinë hungareze, e cila sipas njoftimit mbetet një pjesë e rëndësishme e historisë së familjes mbretërore shqiptare.
Pas martesës, Blerta Celibashi do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.
