Aktualitet

Pasi iu dhanë tenderin 5 milionë euro, ERE kujtohet të mos licencojë ‘Tigrat e Ballukut”

ERE: Sillni lejet mjedisore-Bordi vendosi pezullimin e procedures. Pikëpyetjet mbi eficensën e TEC-eve lundrues

Pasi iu dhanë 5 milionë euro pa garë, ERE ka pezulluar licencimin e termocentraleve lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3” në Gjirin e Vlorës, derisa autoritetet mjedisore të sqarojnë vlefshmërinë e lejeve të tyre. Vendimi rikthen pikëpyetjet mbi marrëveshjen e kushtueshme dhe të dyshuar korruptive  të qeverisë për këto TEC-e, të cilat sipas KESH-it kanë prodhuar vetëm rreth 1% të energjisë vendase në 2024–2025.

Enti Rregullator i Energjisë pezullon procedurat për licensimin e dy termocentraleve lundrues, “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, derisa autoritetet mjedisore të paraqesin dokumentacionin e rinovuar mbi ndikimin e tyre në ambjent. Vendimi është marrë të Premten e kaluar, në 3 shtator 2026, duke ngritur pikëpyetje të rëndësishme mbi eficensën e TEC-eve lundrues, të ankoruar në Gjirin e Vlorës. Korporata Elektro-Energjitike Shqiptare, KESH, agjencia që ka marrë me qira dy anijet termocentralë, dorëzoi kërkesën për licensimin e tyre për prodhimin e energjisë elektrike në korrik të këtij viti.Enti Rregullator i Energjisë hapi shqyrtimin e procedurës, duke kërkuar, ndër të tjera, që të konfirmoheshin lejet e mëparshme mjedisore, të nënshkruara në vitin 2023 nga ish-ministrja e linjës, Mirela Kumbaro, aktualisht Ministre e Arsimit. Bordi i ERE-s caktoi afat një-mujor për plotësimin e dokumentacionit. Në 3 shtator 2026, Enti Rregullator i Energjisë e rimori sërish në shqyrtim kërkesën e KESH-it, por u konstatua se ende nuk kishte në dispozicion të gjithë shkresat e nevojshme.Në një njoftim zyrtar, Enti i Energjisë thotë se “Vendosi pezullimin e procedurës administrative të shqyrtimit të kërkesës së shoqërise KESH sh.a. për licencimin në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga TEC-et lundruese “Tigri 1”, me kapacitet 50 MË, dhe “Tigri 3”, me kapacitet 60 MË, në Portin e Triportit, Gjiri i Vlorës”. Sipas këtij institucioni, “Pezullimi do të vijojë deri në sqarimin nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit të vlefshmërisë së lejeve mjedisore për operimin e këtyre TEC-eve, pas të cilit procedura administrative do të rifillojë”.Në fillim të vitit 2022, Qeveria e Edi Ramës autorizoi Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare që të nënshkruante marrëveshje me kompanitë e huaja “Exelerato” dhe “Renco” për të marrë me qira dy termocentralet lundruese nga Bangladeshi.Marrëveshja u realizua me bekimin e ish zëvendëskryeministres, Belinda Balluku dhe ambasadores amerikane të kohës, Yuri Kim. Në më shumë se 4 vite, qeveria ka paguar për dy “Tigrat” miliona euro për qira, si edhe për mirëmbajtjen e furnizimin e tyre me energji elektrike. Opozita dhe ekspertët mjedisorë e kanë konsideruar marrëveshjen një aferë të rëndë korruptive dhe me efekte shkatërruese mjedisore. KESH-i ka pranuar zyrtarisht se “Tigrat” janë tërësisht jo-eficent, pasi në vitet 2024 dhe 2025 ato kanë siguruar vetëm 1 për qind të prodhimit vendas të energjisë elektrike.