Politikë

Ervin Demo propozohet nga Kryeministri Rama për postin e ministrit të Brendshëm

Pëgatiti për botim: Engjëll Musai, drejtor i gazetës Telegraf

Kryeministri Edi Rama njoftoi një ndryshim në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, duke liruar nga detyra ministrin Besfort Lamallari, i cili do të vijojë angazhimin në Kryeministri, ndërsa në krye të Ministrisë së Brendshme propozoi Ervin Demon.

Ai u shpreh se Lamallari do i bashkohet skuadrës së tij në Kryeministri, ndërsa do të marrë rolin e këshilltarit të Ramës.

Ndryshimi vjen në kuadër të riorganizimit të strukturës qeverisëse, ku çështjet e pushtetit vendor do të integrohen në Ministrinë e Brendshme.Gjatë prezantimit të ndryshimit, Rama tha se bëhet fjalë për një riorganizim të skuadrës qeverisëse, duke theksuar se Lamallari do të kalojë në Kryeministri për të vijuar angazhimin në një tjetër funksion.“Besforti nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme do të kalojë në stolin tim, bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri”, tha Rama, duke shtuar se çështjet e pushtetit vendor do të integrohen tashmë në strukturën e Ministrisë së Brendshme.Kryeministri vlerësoi punën e Lamallarit gjatë periudhës në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, duke theksuar se ai do të vijojë bashkëpunimin me të edhe në funksionin e ri.“Sot kemi vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Dhe Besforti, nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, do të kalojë në stolin tim, bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri. Ndërkohë që Ervini (Demo), ministri i deritanishëm i Pushtetit Vendor, do të mbulojë Punët e Brendshme, ku do të integrojmë edhe çështjet vendore, diçka që nuk është e re për historikun e Ministrisë. Por pasi ka marrë një formë goxha më të plotë, duke qenë veç, do të bëhet tani pjesë e strukturës së punëve të Ministrisë. Faleminderit për shërbimin e derimëtanishëm, faleminderit paraprakisht për shërbimin e mëtejshëm”, u shpreh Rama.Lamallari falënderoi kryeministrin për besimin, duke u shprehur se gjatë këtyre 10 viteve është rritur profesionalisht, por edhe si njeri.

Kryeministri Rama ndryshime në qeveri: Integrojmë edhe çështjet vendore

Kryeministri Rama bëri të ditur disa ndryshime në kabinetin qeveritar, të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, do të largohet nga drejtimi i Ministrisë përkatëse, për t’ju bashkuar ekipit të Kryeministrit në Kryeministri. Ndërsa Pushteti vendor do t’i bashkëngjitet si strukturë, Ministrisë së Punëve të Brendshme nën drejtimin e zotit Ervin Demo. Në takimin e zhvilluar në zyrën e tij, Kryeministri Rama falënderoi Besfort Lamallarin dhe Ervin Demon për punën në drejtimin e ministrive respektive dhe ju uroi suksese në angazhimin e tyre të ri.

Kryeministri Edi Rama: Siç e diskutuam në mbledhjen e qeverisë, kam vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë dhe Besforti nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme do të kalojë në stolin tim, bashkë me mua dhe me ekipin këtu në Kryeministri, ndërkohë që Ervini, ministri deritanishëm i Pushtetit Vendor do të mbulojë Punët e Brendshme, ku do të integrojmë edhe çështjet vendore, diçka që nuk është e re për historikun e ministrisë, por që pasi ka marrë një formë goxha më të plotë duke qenë veç, do të bëhet tani pjesë e strukturës së drejtimeve të punës së ministrisë. Kështu që faleminderit për shërbimin e deritanishëm. Faleminderit paraprakisht edhe për shërbimin e mëtejshëm

Ministri Ervin Demo: Integrimi i pushtetit vendor në Ministrinë e Brendshme do të sjellë dimension të ri në punën e institucionit

Ndërsa ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo, tha se puna e Ministrisë së Brendshme nuk lidhet vetëm me çështjet e rendit, por edhe me marrëdhënien me komunitetet dhe fokusin te besimi i qytetarëve.Demo theksoi se procesi i integrimit të pushtetit vendor në Ministrinë e Brendshme do të sjellë një dimension të ri në punën e institucionit.“Ministria e Brendshme nuk është thjesht ministria e rendit, por ka të bëjë shumë me marrëdhënien që ne kemi me komunitetet në tërësi. Ky proces ka në fokus besimin e qytetarëve”, u shpreh Demo.

Sipas tij, drejtimi i Ministrisë së Brendshme përbën një përgjegjësi të rëndësishme dhe një rol me ndikim të drejtpërdrejtë në suksesin e qeverisjes.Ai vlerësoi gjithashtu punën e bërë nga paraardhësi i tij, Besfort Lamallari, duke theksuar se bashkëpunimi mes tyre do të vijojë edhe pas ndryshimit të detyrës.“Shumë faleminderit për besimin, është përgjegjësi e madhe. Do të çoj përpara prioritetet e qeverisë. Besforti ka bërë punë shumë të mirë. Do të vazhdoj të bashkëpunojmë. Jam i bindur se punët jo thjesht të ministrisë, po ajo që ka të bëjë më shumë me marredhëniet me komunitetet, edhe në kuadër të Besës, dhe gjithë procesit për të pasur në fokus besimin e qytetarëve. Ministria e Brendshme ka një rol të rëndësishëm.”, tha Demo.Ervin Demo ka mbajtur deri tani postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Me ndryshimet e fundit në qeveri, ai do të marrë drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

PROFIL/ U emërua nga kryeministri Rama si ministër i Brendshëm dhe i Pushtetit Vendor, karriera politike e Ervin Demos

Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo ushtron prej shtatorit 2025 detyrën e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Të dyja këto dikastere sipas kryeministrit Rama do të bashkohen në një ministri te vetme.Ervin Demo është pasuesi i Besfort Lamallarit në krye të Ministrisë së Brendshme, pas largimit të këtij të fundit nga kryeministri Edi Rama.

Ervin Demo, i lindur në Berat, në vitin 1982, prej shtatorit 2025 ushtron detyrën e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.Para këtij emërimi, Z. Demo ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë së Beratit (2019–2025), ku u angazhua në përmirësimin e shërbimeve publike, zhvillimin dhe transformimin urban të qytetit, forcimin e transparencës, nxitjen e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje, si dhe zhvillimin e turizmit.

Më herët, gjatë 2017–2018, ai ka mbajtur detyrën e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa në periudhën 2012–2016 ka qenë Zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës.

Karriera e tij është e lidhur ngushtë me arsimin e lartë. Që prej vitit 2004, ai është pedagog me kohë të plotë pranë Departamentit të Menaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.

Z.Demo ka kryer studimet e larta në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka përfunduar ciklin Bachelor dhe Master. Më pas, ka ndjekur studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës, Itali, duke u specializuar në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit akademik.

Sondazhet: Demo figurë e besuar nga qytetarët dhe PS

Më 11 shtator 2025 Ministër i Pushtetit Lokal, më 11 shtator 2026 Ministër I Punëve të Brendëshme.

Emërimi i Ervin Demo në krye të Ministrisë së Brendshme, por duke ruajtur edhe portofolin e Ministrit të Pushtetit  Lokal, vjen menjiherë pas sondazheve presigjoze që masin  efektivitetin e institucioneve të cilat e cilësojnë Demon si figurë me influencë dhe e votuar në PS me rezultate bindëse. Efiçenca në drejtim , dhe si politikan me norma dhe i papërzier në skandale e afirmoi në krye të institucionit që mban në dorë rendin, policinë, luftën kundër krimit, sigurinë publike dhe besimin e qytetarëve te shteti.

Një tjetër e veçantë në emërimin e z. Ervin Demo në krye të Ministrisë së Brendëshme lidhet me datën 11 shtator. Në 2025-ën pikërisht më 11 shtator ai u zgjodh ministër i pushtetit lokal, dhe më 11 shtator 2026 u emërua edhe ministër i Brendshëm. Pra dy 11 shtatora bashkuan ministrinë e Pushtetit Lokal me Ministrinë e Brendëshme.

Klodiana Spahiu betohet në Presidencë, merr zyrtarisht detyrën si ministre e Shëndetësisë

Klodiana Spahiu ka marrë zyrtarisht detyrën si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.Pas miratimit në Kuvend me 79 vota pro, Spahiu u betua  para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke marrë zyrtarisht detyrën.Spahiu zëvendëson në këtë post Evis Salën, e cila dha dorëheqjen nga detyra.

Klodiana Spahiu: Në qendër të punës do jetë qytetari

Pas betimit në prani të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, Klodiana Spahiu në mesazhin e saj të parë si ministre, gjatë takimit prezantues, Spahiu tha se në qendër të punës së saj do të jetë qytetari.“Duke filluar që nesër do të kemi një zyrë të hapur që në orën 08:00 të mëngjesit, për të adresuar dhe dëgjuar një problematikë që nuk është zgjidhur diku tjetër. Për këtë qëllim do të angazhohemi të gjithë ne. Të njëjtën gjë do ta bëjnë të gjitha institucionet shëndetësore terciare që janë këtu. Që nga ky moment, kjo do të jetë prania jonë besnike dhe insistoj në çdo moment që, në rastet kur do të kemi problematika apo mungesa, ato të vijnë duke u pakësuar dhe duke u përmirësuar, sepse ky është një proces në evoluim”.