EMRAT/ Nga Kadastra te AKSHI dhe Bregdeti: Kush janë drejtorët që nuk kanë konfirmuar ende dorëheqjen, a do të mërzitet Rama apo i ka lejuar vetë?!
Vala e dorëheqjeve pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama ka përfshirë drejtues të disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, nga Tatimet dhe Doganat te kompanitë e energjisë, infrastruktura dhe institucionet e drejtësisë.
Deri tani janë raportuar dorëheqjet e Ilir Binajt nga Tatimet, Besmir Bejës nga Doganat, Etugert Llazit nga Qendra Kombëtare e Biznesit, si dhe të drejtuesve të KESH-it, OST-së, Albpetrolit, Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Hekurudhës Shqiptare. Raportime për dorëheqje ka edhe për Blerina Gjylametin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Megjithatë, për një sërë drejtuesish të tjerë ende mungon një konfirmim publik individual nëse e kanë paraqitur dorëheqjen. Mes tyre janë Lorena Goxhobelli e Kadastrës, Igli Tafa i AKSHI-t, Reida Kashta e Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Xheni Beqaj i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
A do ta paraqesin dorëheqjen edhe këta drejtues, apo Rama u ka dhënë kohë shtesë?
Drejtuesit për të cilët është raportuar dorëheqje
Ilir Binaj — Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Besmir Beja — Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Etugert Llazi — Qendra Kombëtare e Biznesit.
Jonaid Myzyri — Operatori i Blerjeve të Përqendruara.
Ami Kozeli — Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Viola Haxhiademi — Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.
Elisian Bici — Operatori i Sistemit të Transmetimit.
Eltar Deda — Albpetrol.
Ergys Verdho — Hekurudha Shqiptare.
Dritan Isaku — Albcontrol.
Besmir Kola — Shërbimi i Provës.
Ergys Qirici — Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit.
Valdrin Pjetri — Agjencia e Trajtimit të Pronave.
Eduard Merkaj — Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Sadleva Bodo — Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Silda Anagnosti Çepe — IdentiTek.
Laura Plaku Saro — Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.
Ardita Kuçi — Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.
Marjeta Përlala — Agjencia Kombëtare e Mjedisit.
Blerina Gjylameti — Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Afrim Qendro — Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Klevis Qose — Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Risena Xhaja — Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Rudina Hoxha — Agjencia Kombëtare e Pyjeve.
Drejtuesit të cilët nuk kanë njoftuar (ende) dorëheqjen
Lorena Goxhobelli — Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Igli Tafa — Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Saimir Kapllani – Albania Digital Solution
Bledar Kazia — Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
Reida Kashta — Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik.
Adelajda Roka — Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.
Vilma Tomço — Drejtore e Përgjithshme e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.
Anila Shehu — Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore.
Angelo Koleka — Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.
Andi Kananaj — Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.
Eridana Çano — Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.
Oltjon Muzaka — Drejtor i Përgjithshëm i Shkollës Shqiptare të Administratës Publike.
Auron Rrokaj — Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave.
Ermal Jauri — Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.
Genci Tërpo — Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Adrian Bylyku — Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.
Ani Hasa — Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Eficencën e Energjisë.
Tomor Harizi — Drejtor i Përgjithshëm Detar.
Liburn Aliu — Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës.
Mentor Hima — Administrator i OSHEE Group.
Sokol Zaimi — Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial.
Gjergj Thomai — Drejtor i Përgjithshëm i Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit.
Rolandi Meçaj — Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.
Juxhina Spahiu — Drejtore e Përgjithshme e komanduar e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Jola Hysaj — Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Xheni Beqaj — Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Klevis Hysa — Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Besmir Hysa — Drejtor i Përgjithshëm i Entit Kombëtar të Banesave.
Alkida Llakaj — Drejtore e Përgjithshme e Metrologjisë.
Riza Hasanaj — Drejtor i Përgjithshëm i Standardizimit.
Maria Solis Kapedani — Drejtore e Përgjithshme e Pronësisë Industriale.
Haki Çako — Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Dorian Tola — Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes.
Sara Bodo — Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë


