Beqir Sina : Pse komuniteti shqiptar duhet të votojë Bruce Blakeman

Beqir SINA- New York
Votimi i hershëm dhe votimi me postë kanë filluar tashmë në shumë shtete për zgjedhjet e 3 nëntorit 2026. Në shtetin e Nju Jorkut, votimi i hershëm fizik nisi të shtunën, më 24 tetor, dhe zgjat deri më 1 nëntor. Dita kryesore e zgjedhjeve është e marta, 3 nëntor.
Kjo është koha që shqiptarët e diasporës të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet.
Bruce Blakeman, Ekzekutivi i Qarkut Nassau dhe kandidati republikan për guvernator të Nju Jorkut, është një udhëheqës që ka treguar respekt dhe hapje ndaj komunitetit shqiptar. Ai është takuar me liderë të organizatave shqiptaro-amerikane, si Albanian Roots dhe Vatra, për të diskutuar kontributin e madh të shqiptarëve në qarkun e Nassau dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Në një kohë kur shumë politikanë flasin vetëm gjatë fushatave, Blakeman ka treguar interes konkret për praninë dhe ndikimin pozitiv të shqiptarëve.
Në një takim të rëndësishëm me përfaqësues të komunitetit shqiptar, Blakeman priti Marko Kepin, presidentin e Albanian Roots; Pashko Camajn, ish- nënkryetar të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”; ish-deputetin Sokol Bejleri dhe biznesmenin Fatmir Hysenbelliu.
Në atë takim u theksua prania në rritje e shqiptarëve në Nassau County, sukseset e tyre në biznes, arsim dhe jetën qytetare, si dhe dëshira për bashkëpunim të qëndrueshëm.
Blakeman dëgjoi me vëmendje dhe shprehu vlerësim për punën e fortë, familjen dhe kontributin që shqiptarët i japin ekonomisë dhe kulturës së qarkut. Ky nuk ishte një takim formal për foto, por ishte një dialog i hapur që tregon se ai e njeh dhe e respekton komunitetin tonë.
Pse duhet ta mbështesë çdo shqiptar?
Së pari, për shkak të qëndrimit të tij të fortë për sigurinë publike. Blakeman ka investuar në forcat e rendit, ka punësuar qindra oficerë të rinj dhe ka bërë Nassau-n një nga qarket më të sigurta.
Ai kundërshton politikat e “qyteteve të shenjta” që mbrojnë imigrantët e paligjshëm me rekorde kriminale dhe mbështet bashkëpunimin me autoritetet federale për të mbrojtur komunitetet.
Shqiptarët që kanë ardhur në Amerikë, duke kërkuar paqe dhe mundësi dinë sa e rëndësishme është siguria e lagjeve, e shkollave dhe e bizneseve.
Së dyti, Blakeman është një aleat i qartë i politikave që mbështesin familjet që punojnë. Ai ka mbajtur taksat e ulëta në Nassau, ka shmangur rritje të mëdha të taksave të pronës dhe propozon lehtësira të mëdha fiskale në nivel shtetëror, duke hequr taksën e të ardhurave për pjesën e parë të pagave.
Në një kohë kur çmimet e energjisë, qirave dhe jetesës janë rritur, një qeveritar që e bën jetën më të përballueshme është thelbësor për familjet shqiptare që punojnë shumë.
Së treti, ai është një udhëheqës që respekton komunitetet etnike dhe religjioze. Si hebre i parë në krye të Qarkut Nassau, Blakeman ka luftuar antisemitizmin dhe ka mbrojtur lirinë e besimit.
Ky qëndrim i fortë ndaj urrejtjes dhe intimidimit është i rëndësishëm edhe për shqiptarët, të cilët vlerësojnë respektin për identitetin kombëtar dhe kulturor.
Komuniteti shqiptar nuk është vetëm për ti kërkuar votat. Ai është pjesë aktive e Nju Jorkut, me biznese, kisha, shkolla dhe familje që kontribuojnë çdo ditë.
Vota për Blakeman është votë për një Nju Jork, më të sigurt, më të përballueshëm dhe më të hapur ndaj atyre që duan të punojnë dhe të ndërtojnë jetën e tyre me nder.
Blakman For NY Governor : Votoni sot. Votoni nesër.
Shkoni në qendrën e votimit të hershëm, plotësoni fletëvotimin me postë ose përgatituni për 3 nëntorin. Çdo votë shqiptare ka peshë. Blakeman e di këtë. Tani është radha e komunitetit që ta tregojë veten se për kë do votoni.
Voto për Blakeman !


