Ekonomi

Bizneset dhe individët, 80 milionë euro të ardhura nga “Booking”, 17.225 subjekte në platformë

Hotelet dhe qytetarët shqiptarë që përdorin platformën “Booking” për rezervime të dhomave apo për qira afatshkurtër, kanë arketuar te ardhura ne vleren e 80 milionë eurove gjatë periudhës janar-shtator 2025.

Shifren e ben te ditur Administrata Tatimore e cila referon edhe të dhënat mbi rezervimet dhe shitjet e realizuara përmes platformës “Booking”, ku rezulton se janë 17.225 biznese dhe individë të regjistruar që kanë relizuar te ardhura nga dhenia me qira ditore e objekteve te tyre.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vetëm komisionet që i jane paguar platformës nga qytetarët dhe bizneset janë rreth 12.8 milionë euro.

Për këtë arsye, Tatimet u bëjnë thirrje individëve t’i deklarojnë ato në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale.

Ndërsa bizneset duhet të verifikojnë nëse deklarimet e tyre janë në përputhje me të dhënat e Booking, për të mos u bërë subjekt i rivlerësimeve tatimore.

Mosdeklarimi i të ardhurave përbën shkelje të legjislacionit tatimor dhe sjell penalitete sipas parashikimeve ligjore.  Afati për plotësimin e DIVA 2025 është 31 Marsi 2026.

Ndërkohë të njëjtin detyrim e kanë edhe subjektet që krijojnë të ardhura përmes platformës së rezervimeve “Airbnb”.