Aktualitet

Berisha reagon pas vendimit të gjykatës për të lënë në qeli 5 protestues: Qëndruan si luanë ndaj torturave

Kreu i demokratëve, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të gjykatës për të lënë në burg 5 protestues, që u arrestuan më 17 prill pas trazirave.

“Qëndruan si luanë ndaj torturave, mbahen sot në burg pa asnjë provë dhe fakt. Ata janë ndërgjegjja jonë, frymëzimi ynë, lirimi i tyre urgjent nga burgu është beteja jonë. Një përshëndetje e përzemërt të atyre që u torturuan nëpër komisariate nga banditë me uniformë”, tha Berisha.

Sot u mbajt në Gjykatën e Tiranës seanca për masën ndaj 11 protestuesve të arrestuar në protestën e PD të së premtes. Kjo është hera e parë që protestuesit lihen në arrest me burg, 5 prej tyre, ndërsa 6 të tjerët “detyrim paraqitjeje”.

Në burg u lanë: Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvel Tocilla dhe Semi Bici.

Behet me dije se avokatët e tyre kërkojnë që masat të mos i shqyrtojë gjyqtari aktual, Enkel Peza.

Kjo pasi ata pretendojnë se ai dhe familjarët e tij kanë mbajtur funksione në strukturat lokale të PS në Kavajë, por kërkesa e tyre u rrëzua.

Arrest me burg:

1. Kelmend Çuçka
2. ⁠Bujar Tusha
3. ⁠Henri Shapllo
4. ⁠Mirvet Toçilla
5. ⁠Sem Bici

Detyrim paraqitje:

1. Igball Domi
2. ⁠Gentian Tuga
3. ⁠Ernest Kapo
4. ⁠Edison Shyti
5. ⁠Bardhyl Ndou
6. ⁠Sokol Bajraktari