Intervista/ Dritan Demiraj: Emërimet në Drejtësinë e Re, janë zgjedhur nga Soros, me lidhje familjare dhe shoqërore me lidershipin e PS-së
Intervista/ Dritan Demiraj, Ish ministër i Brendshëm
Ka 14 vjet që nuk ekzistojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe se një pjesë e madhe e përfaqësuesve të PS në Parlament janë produkt i mbështetjes nga krimi i organizuar
JAKUP B. GJOÇA
GAZETA TELEGRAF
Dritan Demiraj, ish ministri i Brendshëm, në intervistën ekslkuzive për gazetën ‘Telegraf’ nga SHBA shprehet se “Impakti në Reformën në Drejtësi ka dobësuar ndjeshëm narrativën e pavarësisë së institucioneve të reja” dhe se “Perceptimi publik për pandëshkueshmërinë (e zyrtarëve të korruptuar nga Reforma në Drejtësi) nuk është zhdukur”. Zoti Demiraj pohon dhe rolin ekzekutiv të Sorrosn ë Reformën në Drejtësi dhe se Vetingu ishte një dështim i madh. Zoti Demiraj thotë se “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Balluku” vërtetoi tezën se edhe Gjykata Kushtetuese i shërben interesave të maxhorancës politike dhe KM Rama dhe se ky vendim përcjell mesazhin se në Shqipëri kushdo arrestohet nga drejtësia vetëm pas dakortësimit të KM Rama. Zoti Demiraj deklaron se “Edhe tek PD ka në nivele të larta përfaqësues të Sorosit”, ndërsa “Pothuajse e gjithë struktura e shoqatave, që vetëm shoqërinë civile nuk e përfaqësojnë, shërbejnë si partonazhistë të PS.

Zoti Demiraj, a arriti që Reforma në Drejtësi të japë drejtësi për shqiptarët?
Produkti i Reformës në Drejtësi duhet parë në dy nivele: institucional dhe operacional:
1) Produkti institucional i prekshëm: Reforma ka ndërtuar teorikisht nga e para një arkitekturë të re:
a)Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë funksionale deri diku edhe pse me ngarkesë të lartë çështjesh.
b)Struktura të reja, si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë rritur kapacitetin për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
c)Procesi i vetting-ut ka larguar një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh me probleme integriteti, por përsëri nuk është se ka prokurorë të pastër. Disa prej tyre janë denoncuar për rushfete prej miliona dollarësh.
2) Produkti operacional. Këtu nuk mund të jem i pasinqertë, pasi ka patur disa suksese të rëndësishme, por përsëri të selektuara.
- a) Ka hetime dhe procedime ndaj zyrtarëve të lartë, çka më parë ishte pothuajse e paimagjinueshme.
b)Megjithatë, numri i dënimeve përfundimtare në nivelet e larta mbetet i kufizuar, dhe perceptimi publik për pandëshkueshmërinë nuk është zhdukur.
c)Sistemi vijon të ketë probleme me vonesat, numrin e lartë të çështjeve dhe efikasitetin procedural.
Impakti në Reformën në Drejtësi në drejtim të emërimeve ka krijuar perceptim të mungesës së distancës midis hartimit dhe zbatimit, ka dobësuar ndjeshëm narrativën e pavarësisë së institucioneve të reja

Rastësi janë që shumë emërime në institucionet e reja të drejtësisë janë me lidhje nepotike të drejtuesve të tyre, apo edhe të zyrtarëve të lartë të shtetit?
Shumica dërmuese e emërimeve të reja në drejtësinë aspak të re, janë përfaqësues të zgjedhur nga strukturat e financuara të Sorosit, kanë lidhje familjare dhe shoqërore të theksuara me PS dhe lidershipin e saj. Të gjitha me emër dhe mbiemër janë denoncuar nga partitë opozitare.
Mendoni se procesi i Vetingut zbatoi rigorozisht dhe në rrafshin horizontal kriteret e meritokracisë për kandidatët e përzgjedhur, apo që zbatoi nga sistemi i drejtësisë?
Procesi i Vetingut për të gjithë Shqiptarët kishte pritshmëri më të larta. Sigurisht, që ky proces arriti, që pjesërisht të largonte nga detyra një pjesë të madhe të hajdutëve dhe gjobvënësve që kanë punuar në sistemin e drejtësisë gjatë 30 viteve më parë. Por përsëri atje ku kandidatët kishin lidhje me PS dhe Edi Ramën si në rastin e Irenës me katër mbiemra dhe të dënuar jashtë vendit, ky sistem ofroi një dështim spektakular si edhe në shumë raste të tjera.
Si i vlerësoni përpjekjet e shantazhet e anëtarëve të KPA-së pranë KLGJ, për emërimin e anëtarëve të KPA si gjyqtarë të Apelit?
Çdo pretendim për presion apo shantazh duhet hetuar seriozisht nga institucionet kompetente. Nëse provohet, është goditje direkte ndaj reformës, nëse jo duhet shmangur përdorimi i akuzave të pambështetura që dëmtojnë besimin tek drejtësia.
Po emërimi i hartuesve të Reformës në Drejtësi në postet në drejtuese të institucioneve të reja të Drejtësisë, a është në kundërshtim me frymën e mosndikimeve në pavarësinë e Drejtësisë?
Kjo çështje lidhet drejtpërdrejt me perceptimin e pavarësisë dhe integritetit të reformës, më shumë sesa me një ndalim absolut ligjor.
Pothuajse e gjithë struktura e shoqatave, që vetëm shoqërinë civile nuk e përfaqësojnë, shërbejnë si partonazhistë të PS

Nga këndvështrimi profesional:
- Parimi i konfliktit të interesit. Në standardet e qeverisjes së mirë, që në vendin tonë nuk ekziston, konsiderohet praktikë e kujdesshme që hartuesit e një reforme të mos jenë përfitues direkt të strukturave që ata kanë ndërtuar. Por ky nuk është rasti në Shqipëri. Kjo ka dëmtuar rëndë besimin publik.
- Dimensioni ligjor dhe etik. Nëse nuk ka një ndalim të qartë në ligj apo në dispozitat kalimtare, emërimet kanë treguar se janë formale. Kusht paraprak politik, që të mos jenë mbështetës të Rilindjes nuk është respektuar.
- Impakti në Reformën në Drejtësi në drejtim të emërimeve ka krijuar perceptim të mungesës së distancës midis hartimit dhe zbatimit, ka dobësuar ndjeshëm narrativën e pavarësisë së institucioneve të reja dhe ka krijuar hapësirë për kritika për ndikim politik në fazën e konsolidimit të saj.
Si e vlerësoni sot deklaratën e Venecias në 2016, se partia në pushtet do marrë Vettingun, dhe do e përdorë për interesat e saj?
Komisioni i Venecias në opinionet e vitit 2016 për Shqipërinë nuk formuloi një parashikim kategorik se “partia në pushtet do ta marrë vettingun”. Ajo theksoi një rrezik potencial politizimin dhe kapjen e saj, duke rekomanduar mekanizma të fortë balancues (rol ndërkombëtar monitorues, procedura të verifikueshme, transparencë dhe kontroll të shumëfishtë) të cilat në gjykimin tim kanë dështuar. Rezervat e Venecias ishin të tipit “risk-based”. Me kalimin e kohës, debati publik dhe disa praktika, pëfshirë këtu edhe arrestimin politik të dy liderve të opozitës, kanë mbajtur gjallë shqetësimin për ndikime politike.
Perceptimi publik për pandëshkueshmërinë (e zyrtarëve të korruptuar nga Reforma në Drejtësi) nuk është zhdukur. Roli i Sorosit në reformën e Rilindjes në Drejtësi është i qartë për të gjithë shqiptarët dhe për ndërkombëtarët. Edhe tek PD ka në nivele të larta përfaqësues të Sorosit
Ju si do t’i komentonit vendimet e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Ballukut, të kërkuara nga PS?
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhen gjykuar mbi bazën e arsyetimit ligjor dhe standardeve kushtetuese, jo mbi origjinën politike të kërkesës. Testi real është konsistenca, transparenca dhe respektimi i ndarjes së pushteteve. Nëse këto qëndrojnë, vendimi është i mbrojtshëm, nëse jo, hapet debat legjitim profesional. Në gjykimim tim edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese vërtetoi tezën se edhe ajo i shërben interesave të maxhorancës politike dhe KM Rama.

Vetingu, një dështim spektakular, kandidatët kishin lidhje me PS dhe Edi Ramën si në rastin e Irenës me katër mbiemra dhe të dënuar jashtë vendit. Impakti në Reformën në Drejtësi në drejtim të emërimeve ka ka dobësuar ndjeshëm narrativën e pavarësisë së institucioneve të reja
Cili është mesazhi i votimit të Parlamentit shqiptar, që rrëzoi kërkesën e SPAK për mosheqjen e mandatit të zv/kryeministres Balluku, me qëllim arrestimin e saj në kuadrin e hetimeve penale për korrupsion?
Mesazhi është i qartë se në Shqipëri kushdo arrestohet nga drejtësia vetëm pas dakortësimit të KM Rama. Ata të cilët janë persona, që e rrezikojnë vazhdimësinë e tij politike, si në rastin e Ballukut, e cila çdo gjë e ka bërë me urdhër dhe për interes të Ramës janë të paprekshëm nga drejtësia e Rilindjes.
Po qëndrimin e Parlamentit shqiptar, që nuk zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Olta Xhaçkës? A kemi pavarësi të institucioneve kushtetuese?
Edhe në rastin e Xhaçkës e njëjta situatë me rastin e Ballukut. Askush nuk preket në Shqipëri, në rast se KM Rama nuk ju jep leje drejtësisë për të ushtruar misionin e tyre.
Sipas jush, pse SPAK nuk e heton Dosjen 184 dhe 339, jehona e vjedhjes së votës, e bashkëpunimit të politikës me krimin në fushatën zgjedhore, bëri jehonë ndërkombëtare nga Zëri i Amerikës dhe BILD?
Sepse Dosjet nr-184 dhe nr-339 vërtetojnë më të miri atë që e dinë të gjithë Shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare që kanë veshë dhe sy, se në Shqipëri ka 14 vjet që nuk ekzistojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe se një pjesë e madhe e përfaqësuesve të PS në Parlament janë produkt i mbështetjes nga krimi i organizuar.
Sipas jush, cili është ndikimi konkret i deritanishëm i Soros në politikën shqiptare?
Kjo çështje është elaburuar nga opozita, e cila në të gjitha rastet e ka denoncuar atë me fakte dhe prova të shumta. Roli i Sorosit në reformën e Rilindjes në Drejtësi është e qartë për të gjithë shqiptarët dhe për ndërkombëtarët. Ndërsa lidhjet e Ramës, Veliajt dhe e gjithë kupolës të sektit të Rilindjes është e qartë dhe e bërë publike.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Balluku” vërtetoi tezën se edhe ajo i shërben interesave të maxhorancës politike dhe KM Rama. Mesazhi është i qartë se në Shqipëri kushdo arrestohet nga drejtësia vetëm pas dakortësimit të KM Rama
A janë reale akuzat publike, se ky ndikim i Soros është edhe në mazhorancë, edhe në opozitë? A bashkëpunojnë këta soroistë (të mazhorancës dhe opozitës shqiptare) kundër forcave politike antisoriste në Shqipëri?
Sigurisht që po, edhe tek PD ka në nivele të larta përfaqësues të Sorosit. Ka disa prej tyre por dy më kryesorët një femër dhe një mashkull në gjykimin dhe informacionet e mia po bëjnë çdo përpjekje të fshehtë në Shqipëri, por sidomos në Amerikë fshehtas lidershipit të PD, duke u afruar si alternativat më të mira të opozitës për të ardhur në pushtet. Sigurisht që këta të dy nuk përfaqësojnë asgjë në PD në raport me vlerat, mbështetjen nga votuesit e djathtë por interesat e tyre dhe shpresoj që lidershipi i PD të mos ‘flejë’ gjumë në këtë drejtim.
A janë krijesa të Soros shoqata e organizma të Shoqërisë Civile në Shqipëri?
Pothuajse të gjitha të krijuara dhe të financuara nga Soros dhe sekti i Rilindjes.
A kontribuojnë këto shoqata dhe organizma të Shoqërisë Civile, si PATRONAZHISTË të partive politike?
Pothuajse e gjithë struktura e shoqatave, që vetëm shoqërinë civile nuk e përfaqësojnë, shërbejnë si patronazhistë të PS.

