Aktualitet

Av. Ndue Pjetra: Drejtësia në dhomë të mbyllura, kur gjykatat analizojnë me prokurorët dhe heshtin mbrojtjen

Nga Gazeta Antikorrupsion

Në një shtet që pretendon drejtësi të paanshme, balanca mes akuzës dhe mbrojtjes nuk është zgjedhje – është detyrim. Por sot, një praktikë që po zhvillohet larg syrit të publikut po e vendos këtë balancë në pikëpyetje: mbledhjet e gjykatave me prokurorët, pa praninë e avokatëve.