Sociale

Bursa e Energjisë; dy tenderë për të njëjtin shërbim, 3.8 milionë Euro në hije

Eshtë e paimagjinueshme që adminisratori dhe bordi i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike-ALPEX, prej vitit 2020 kur është krijuar, deklarojnë çdo vit nga 310-520 milionë lekë humbje…

Administratori Sokol Dishnica dhe Bordi i ALPEX shpallën dy herë brenda 3 muajsh të njëjtin tender për “Platformat elektronike të tregtimit”, fillimisht 3.5 milionë Euro në janar 2026 (i dhënë kompanisë greke ATHEX), pastaj sërish 3.8 milionë Euro në prill 2026, 300 mijë Euro më shtrenjtë për të njëjtin punë, ndërsa që nga viti 2020 bursa deklaron humbje vjetore 310-520 milionë lekë.

Aferat e korrupsionit në sektorin e energjisë, përveçse në KESH, OSHEE e OST, janë prezente dhe në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike – ALPEX, shoqëri aksionare, e krijuar në tetor të vitit 2020 nga Qeveria shqiptare dhe Qeveria e Kosovës.

Objekti i aktivitetit të Bursës së Energjisë është krijimi, menaxhimi dhe administrimi i tregut të organizuar të energjisë elektrike në Shqipëri e Kosovë, por administratori Sokol Dishnica dhe anëtarët e Bordit merren me pazare tenderësh, disa prej të cilëve janë vjedhje të dukshme.

Bursa e Energjisë; dy tenderë për të njëjtin

Kështu kanë vepruar drejtuesit e Bursës Shqiptare të Energjisë, dy herë për të njëjtin tender të përsëritur me dy vlera të ndryshme financiare, me të njëjtin objekt shërbimi: “Platformat elektronike të tregtimit dhe klerimit Shqipëri-Kosovë për tregjet e energjisë elektrike dhe bashkimin e tregjeve”, me afat shërbimi 4.5 vjet.

Bursa e Energjisë; dy tenderë për të njëjtin

Sipas dokumentave, për herë të parë ky tender është shpallur si i kryer më 26 janar 2026, me vlerë 3.5 milionë Euro me TVSH, dhënë kompanisë greke “ATHEX S.A.” dhe 2 filialeve të saj “ATHEX S.A.”, “Enex Clearing House Single Member S.A.” e “Hellenic Energy Exchange S.A.”, të treja në të njëjtën adresë: Athinon Avenue, 10442, Athinë – Greqi.

Të njëjtin tender, me të njëjtin objekt “Platformat elektronike të tregtimit dhe klerimit Shqipëri-Kosovë për tregjet e energjisë dhe bashkimin e tregjeve” me afat shërbimi 4.5 vjet, administratori Sokol Dishnica dhe Bordi e kanë shpallur edhe më 20 prill 2026 dhe do ta zhvillojnë më 15 maj.

Bursa e Energjisë; dy tenderë për të njëjtin

Edhe ky tender është me afat kontrate 4.5 vjet, por me tjetër numër reference dhe me vlerë fondi limit 3.8 milionë Euro me TVSH, ose 300 mijë Euro më shumë se vlera e të njëjtit tender që zhvilluan në muajin janar 2026.

Nuk dihet nëse edhe këtë tender fiktiv shefat e Bursës Shqiptare të Energjisë do t’ia japin përsëri kompanisë greke “ATHEX S.A.” dhe 2 filialeve të saj “ATHEX S.A.”, “Enex Clearing House Single Member S.A.” e “Hellenic Energy Exchange S.A.”

Por ky tender i sajuar dhe i përsëritur për të njëjtin shërbim brenda 3 muajve krijon dyshime të plota për vjedhjen e fondit 3.8 milionë Euro.

Dy fakte të tjera që duhen hetuar:

1.      Është detyrim i stafit dhe specialistëve të Bursës Shqiptare të Energjisë që t’i krijojnë vetë platformat elektronike të tregtimit dhe klerimit Shqipëri-Kosovë për tregjet e energjisë elektrike dhe bashkimin e tregjeve, por ato kryhen me tenderë milionë Euro të dhënë privatëve, madje të përsëritur fiktivisht nga dy herë, si në rastin që po denoncojmë.

2.      Është e paimagjinueshme që administratori dhe bordi i Bursës së Energjisë Elektrike, qysh prej vitit 2020 kur është krijuar, deklarojnë bilance vjetore me nga 310-520 milionë lekë humbje.

Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike është 67.25% në pronësi të OST-Albania dhe 43.75% në pronësi të OST-Tregut të Energjisë-Kosovë./Pamfleti