Opinion

Përplasja Stojani- Bogdani/ Av.Arben Llangozi: KLP-ja institucion i drejtësisë, apo është kthyer në mburojë të interesave personale?

O Sokol Stojani, në atë institucion duket se jeni nga të paktët njerëz që ende ruani integritetin institucional dhe kuptimin e drejtë të ligjit.

Dhe keni plotësisht të drejtë kur thoni se vendimet zbatohen dhe nuk diskutohen. Ky nuk është opinion personal, por parim themelor i shtetit të së drejtës. Në një vend normal, askush, aq më pak një institucion i drejtësisë, nuk mund të zgjedhë cilin vendim gjykate do të zbatojë dhe cilin do të relativizojë.

A mund të thotë një drejtuese e KLP-së që “unë jam çmendur” dhe ulurtet tamam si e”çmëndur”? Kjo nuk është gjuhë institucionale. Kjo është sjellje fyese, arrogante dhe e papranueshme për çdo funksionar publik, aq më tepër për dikë që përfaqëson një organ të lartë të sistemit të drejtësisë.

Por skandali më i madh nuk është vetëm fyerja. Skandali më i madh është kur KLP-ja nuk sillet si institucion i pavarur, i paanshëm dhe kushtetues, por krijon perceptimin se është kthyer në KLP të Olger Eminajt i ndershmi që masturbohet në zyrë dhe mer vendime në emër të republikës. Institucionet nuk janë pronë personale, nuk janë zyrë private dhe nuk mund të përdoren për interesa, mbrojtje apo ndikime të individëve të caktuar.

Në fund, pyetja është e thjeshtë: KLP-ja është institucion i drejtësisë, apo është kthyer në mburojë të interesave personale?