Ekonomi

Skema kombëtare për bujqësinë/ Nisin aplikimet për fermerët, shtohet subvencioni për derrat, por hiqet nafta falas

Bujqit dhe blegtorët shqiptarë do mund të aplikojnë nga sot për masat mbështetëse në kuadër të skemës kombëtare në bujqësi dhe blegtori.

Fondi total për skemën kombëtare në bujqësi dhe blegtori këtë vit do të jetë në vlerën 5.2 miliardë lekë. Për herë të parë në masat mbështetëse janë përfshirë derrat.

Mbarështimi i tyre do të subvencionohet me 7 mijë lekë për fermat me mbi 5 dosa. Ndërkohë janë rritur lehtë masat mbështetëse për mbarështimin e lopëve, të imtave, financimi i bletarisë, bimëve medicinale dhe fermave organike.

Veç skemës në bujqësi dhe blegtori, ndryshime do të ketë edhe te ajo e investimeve. Për fermerët e rinj do të jepen deri në 10 mijë euro grant, për stanet në blegtori 3 milion lekë, ndërsa për makineritë bujqësore 500 mijë lekë.

Heqja e naftës vjen në një kohë që çmimet e plehrave kimike thuajse janë dyfishuar duke pamundësuar blerjen e tyre nga bujqit.