Presioni i lartë i gjakut/ Si shfaqet, shkaktarët, shenjat dhe mjekimet që përdoren. Kujdes nga format e ndërlikara
Lëngu i panxharit ul presionin e lartë të gjakut
Gjatë eksperimenteve të realizuara e tregua se as më shumë e as më pak, por një gotë uji me lëng panxhari në ditë do të ishte i mjaftueshëm për të ulur tensionin e gjakut. Efekti u dallua pas kundërveprimit të përbërësve të lëngut të panxharit ndaj mikrobeve të gjendura në gojën e njeriut. Më pas u vu re se pirja e një gotë uji me lëng panxhari shoqërohej me një sërë ndryshimesh fiziologjike. Përbërësit e lëngut ndikonin në zgjerimin e enëve të gjakut dhe si rrjedhojë qarkullimin e gjakut me më shumë shpejtësi. Kjo ndihmonte në uljen e presionit të gjakut. Po ashtu perime të tjera përmbajnë nitrate në sasi të larta, si panxhari, përfshirë spinaqin dhe marulen. Kështu një grup shkencëtarësh në Londër, realizuan një eksperiment, ku disa njerëz duhet të pinin gjysmë litri lëng panxhari, ndërsa disa të tjerë të pinin gjysmë litri ujë. Personat të cilët kishin pirë lëng panxhari filluan të shfaqnin shenja të uljes së presionit të gjakut, vetëm pas pak orësh. Pas dy orëve enët e gjakut ishin zgjeruar dhe gjaku qarkullonte më lehtësisht.
Si shfaqet presioni i lartë të gjakut?
Presioni i lartë i gjakut përbën sëmundje kur ai shfaqet në vazhdimësi, me gjithë prirjet për normalizim të përkohshëm të herëpashershëm. Si i tillë ai do të pasohet edhe me çrregullime në punën e indeve dhe të organeve, sidomos të zemrës, të trurit dhe të veshkave. Sëmundja e presionit të lartë të gjakut në ecurinë e saj pasohet me ndryshime në strukturën indore të organeve dhe çrregullime në funksionet e tyre. Sigurisht që këto nuk janë pasoja vetëm të kësaj, por edhe të sëmundjeve të tjera, prandaj kur ato konstatohen duhen gjurmuar për gjetje të shkakut kryesor dhe atyre ndihmëse. Së pari, preket muskulatura e zemrës së majtë. Dukuria është shumë më e shprehur tek njerëzit e dhjamosur dhe diabetikë.
Kush janë shkaktarët e presionit të lartë të gjakut?
Kripa, kafeja, alkooli, duhani dhe droga janë armiqtë më të mëdhenj të shëndetit normal dhe provokatorët më të rrezikshëm të sëmundjes së presionit të lartë të gjakut. Dhjami, gjalpi, djathi dhe ëmbëlsirat, janë të këshilluara të merren në sasi sa më të vogël nga personat që nuk kryejnë veprimtari fizike. Kufizime duhen bërë edhe në brumëra. Mbajtja e peshës në shifra të përafërta me numrin e centimetrave që tejkalojnë 1 metër të lartësisë, do të ishte mjaft e preferuar dhe dobiprurëse në parandalimin e sëmundjes së presionit të lartë të gjakut etj. Angazhimi në veprimtari të ndryshme shoqërore, sportive, artistike etj. këshillohet për të gjitha moshat, sidomos pas daljes në pension dhe në rini.
Simptomat me të cilat shfaqet presioni i lartë?
Sëmundja e presionit të lartë të gjakut mund të mos japë asnjë shqetësim për pacientin edhe pse mund të jetë një vuajtës për kohë të gjatë. I vetmi kriter diagnostikues është matja me aparat të posaçëm me mërkur. Këto bëhen më të shpeshta dhe më serioze në format e ndërlikuara, kur preken organe dhe sisteme si zemra, truri, veshkat etj. Dhimbja në brendësi të kraharorit, lodhja e shpejtë, çrregullimet e ritmit, të kujtesës, të gjumit.
Cili është mjekimi për kurimin e sëmundjes së gjakut?
Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve, përfshi edhe sëmundje të ndryshme të gjakut. Mes të cilave është edhe sëmundja e anemisë. Specialistët e sëmundjeve të gjakut duke iu larguar pak kurave farmaceutike, këshillojnë kurat me bimë jeshile, ku futen çikoret, spinaqi, etj., janë shumë të rëndësishme për të ripërtërirë gjakun dhe për ta shtuar atë në sasi. Nisur nga kjo dhe shumë të dhëna të tjera, pacientëve iu rekomandohet të përdorin në dietën e tyre të përditshme sa më shumë bimë jeshile. Në shumë raste sëmundja e anemisë, fillon të shfaqet që në moshën 2 muajsh. Kjo vlen sidomos për ato rastet kur anemia është e trashëguar nga nëna tek fëmija.
Specialistët e sëmundjeve të gjakut duke iu larguar pak kurave farmaceutike, këshillojnë kurat me bimë jeshile, ku futen çikoret, spinaqi, etj., janë shumë të rëndësishme për të ripërtërirë gjakun dhe për ta shtuar atë në sasi
Mjekime popullore
Lule Bliri për Stresin
Për stresin e përditshëm vloni 2 litra ujë. Në momentin e vlimit hidhni 10 lugë gjelle me lule të thara bliri. E lini 20-30 min duke e tundur herë pas here. E kullojmë dhe e ëmbëlsojmë me sheqer ose me mjaltë. Pihet çdo darkë para gjumit, nga 1 gotë ujë në vakët.
Majdanoz për Ulçera
Kur jeni të prekur nga ulçera për shërimin e saj merrni e zieni majdanoz 1 lugë gjelle, rrënjët e gramit 1 lugë gjelle dhe mustaqe misri 1 dorë. Zihet me 3 gota ujë për 15-20 min. Pihet 2 herë nga 1 gotë e gjysëm para buke, për 5-6 ditë rrjesht.
Kokoçeli për Hepatit kronik
Në rast të hepatitit kronik përdorni 4 gr lule të thata të kokoçelit, pluhurosen dhe hahen esëll. Ky mjekim merret çdo ditë për 2-3 javë rrjesht, derisa të ketë një përmirësim të dukshëm.

