Aktualitet

Softuerë me porosi te Bashkia Tiranë: Tenderi 762 mijë € për Genci Likoskendaj, presioni i Danielit të IT-së, roli i Anuela Ristanit dhe faturimi 300 mijë € dëm buxhetit!

Në Bashkinë e Tiranës, dixhitalizimi nuk shërben për lehtësimin e shërbimeve, por për të aplikuar një matematikë ku fituesi dihet para se zarfi të çahet. Procedura me numër reference REF-87918-05-28-2026 dhe me objekt “Abonime të reja software dhe mirëmbajtje software të licencuar në përdorim” na vë përballë një fature që cënon hapur xhepat e qytetarëve.

Komisioni si “notere” e urdhrave dhe skema e 300 mijë eurove dëm

Drejtuesi i strukturës së IT-së, Danieli, angazhohet në veprime që synojnë ndikimin ose orientimin e procesit të vlerësimit.

Anuela Ristani ka dijeni dhe rol aktiv në zhvillimin e kësaj procedure.

Sipas përllogaritjeve, skualifikimi i ofertave më të ulëta dhe përzgjedhja e një oferte dukshëm më të shtrenjtë mund t’i shkaktojë buxhetit të shtetit një dëm që tejkalon 300 mijë euro.

Përballë kësaj situate, Bashkia e Tiranës duhet të bëjë publike vlerat dhe renditjen e të gjitha ofertave, arsyet konkrete për çdo skualifikim, procesverbalet e KVO-së, rolin e Drejtorisë së IT-së, komunikimet me ndikim dhe diferencën financiare. Ndërkohë, Agjencia e Prokurimit Publik, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe organet e drejtësisë (SPAK) duhet të verifikojnë me urgjencë dhe të administrojnë gjurmët elektronike e korrespondencën zyrtare, pasi në Bashkinë e Tiranës “virusi” i tenderëve të paracaktuar vijon të mbetet i instaluar.