Sport

Akuza për vendime të dyshimta, Argjentina peticion ndaj arbitrit

Edhe pse Spanja u dha leksion në Botëror me fitoren 1-0 në finale, argjentinasit i kërkojnë nga FIFA-s që ajo finale (Spanjë-Argjentinë 1-0) të riluhet. Kjo me pretendimin se arbitri mori vendime të dyshimta! Ditët e fundit, në Argjentinë është hapur një peticion online ku kërkohet që finalja të riluhet. Sipas organizatorëve të këtij peticioni, “Albiçelestët” (argjentinasit) humbën për shkak të vendimeve të dyshimta të arbitrit sllovenSlavko Vinçiç. Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, por kjo kërkesë me anë të peticionit i është dërguar FIFA-s, për të riluajtur finalen e madhe. Vlen të theksohet se,deri më tani janë mbledhur 65 mijë firma dhe pritet që numri të rritet ndjeshëm.