Sport

Italia e kërkoi me ngulm, Guardiola u thotë JO “Axurëve”

Me Paolo Maldinin në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) si zyrtar, shpresat ishin të larta se Pep Guardiola do të bindej të merrte drejtimin e kombëtares “Axurre”. Emri i tij u përfol për të pasuar Gatuzon në stolin e Italisë, por kjo dëshirë ka mbetur vetëm e tillë, sepse spanjolli nuk e ka pranuar ofertën italiane duke u justifikuar se zgjedhja ka ardhur për “arsye personale”. Tashmë ai mbetet ende një trajner i lirë në tregun e trajningut botëror, ndërsa bankina e kombëtares së Italisë është ende e “ftohtë”, pa asnjë emër që të ulet në drejtimin e saj.