Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishajn
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë këtë të premte, më 8 maj, pretencën për Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçen, lidhur me antentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja (sot deputet) dhe Aleksandër Lahos, ngjarje nga e cila humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Prokurorët e SPAK-ut kanë kërkuar burgim të përjetshëm për Dervishajn, ndërsa për Meçen kanë kërkuar 35 vite burg.

