Avni Ponari: Deklarata e Rubios dhe krijimi i një Akademie Detare Shqiptare
Marco Rubio, Sekretari amerikan i Shtetit, tha së fundmi një fjali që duhet të na bëjë të mendojmë edhe ne shqiptarëve:“Një vend që nuk mund të ndërtojë anije dhe të prodhojë ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin dhe interesat e tij.”Është një mendim që shkon përtej anijeve dhe ilaçeve. Është një filozofi për fuqinë dhe pavarësinë e një shteti.
Po Shqipëria?
Shqipëria është një vend i vogël, por me rreth 470 kilometra vijë bregdetare, me dalje në Adriatik dhe Jon dhe me një pozicion detar që shumë vende do të dëshironin ta kishin.
Ne mund të ndërtojmë anije.Por anijet nuk ndërtohen vetëm me kantier, çelik dhe para. Ato ndërtohen, para së gjithash, me njerëz të arsimuar për detin.
Dhe pikërisht këtu kemi bërë një gabim të madh.
Prej rreth 30 vjetësh ne e kemi mbyllur shkollën tonë të marinës. E mbyllëm në një kohë kur duhej ta zgjeronim. E mbyllëm kur duhej ta modernizonim. E mbyllëm kur mund t’i jepnim një jetë të re dhe ta kthenim në një akademi moderne detare.
Ne kishim një shkollë që përgatiste kapitenë për tri fusha të ndryshme:
Marinën Luftarake.
Marinën Tregtare.
Flotën e Peshkimit.
Të tria këto profesione kërkohen edhe sot dhe janë bërë të domosdoshme.
Por shkolla nuk nxirrte vetëm kapitenë. Ajo i pregatiste edhe si ndërtues anijesh përgatiste edhe inxhinierë detarë dhe specialistë të ndërtimit të anijeve.Pra, në vend që ta mbyllnim, duhej të shtonim një dimension të katërt: inxhinierinë dhe industrinë moderne të ndërtimit të anijeve.
Sot kemi arritur në paradoksin që anijet me flamur shqiptar mund të drejtohen nga kapitenë dhe ekuipazhe të ardhur nga vende mijëra kilometra larg, ndërsa Shqipëria, një vend detar, prodhon gjithnjë e më pak profesionistë të detit.Vendet përreth nesh nuk e kanë braktisur këtë dije. Greqia, Kroacia dhe Mali i Zi vazhdojnë të investojnë në arsimin dhe kulturën detare.
Ne duhet ta rikthejmë atë.Dhe jo vetëm për detin.Mungesa e një sistemi të plotë arsimor dhe administrativ detar shihet sot edhe në lumenjtë dhe liqenet tona. Lundrojnë lloj-lloj varkash, të ndërtuara dhe përshtatura pa standarde të qarta, madje edhe të rrezikshme, disa prej të cilave pas shumë vitesh ndoshta do t’i kishte zili edhe një muze.Duhet të krijojmë përsëri një Akademi Detare Shqiptare, që të përgatisë kapitenë të marinës tregtare, ushtarake dhe të peshkimit; inxhinierë navalë; projektues dhe ndërtues anijesh; specialistë portualë dhe profesionistë të administratës detare.Pastaj duhet të krijojmë kushtet që pranë dijes të lindë industria: kantieret, mirëmbajtja, riparimi dhe gradualisht projektimi e ndërtimi i anijeve.Një vend i vogël nuk ka nevojë të prodhojë gjithçka.Por një vend me det duhet të dijë të jetojë nga deti.Po vdes tradita, dhe ne se ajo vdes atehere eshte veshtire te kthehet.Ajo shkollë pregatiti gjithë drejtuesit e anijeve Shqiptare luftarake tregtare dhe peshkimit.Dhe asnje kapiten në asnjë post drejtimi nuk prodhoj ngjarje detare.Kemi hyrë në botën e turizmit të zgjeruar detar. Dhjetra porte jahtesh janë në ndërtim me siguri edhe plotë jahte do hynë në Shqiperi.Kapitenët do i sjellim nga larg besoj se ktu ka kohë që nuk nxjerrim.


