Politikë

Banka e Shqipërisë e zhytur në llumin e trafikantëve të Jet Bank, zhvatën 200 mln euro

Dokumente zyrtare nga Ministria e Brendshme gjermane dhe një denoncim i fortë publik ka deputeti i PD, Belind Këlliçi, kanë ngritur alarmin mbi licencimin e bankës së parë tërësisht online në Shqipëri, “Jet Bank”. Këlliçi u shpreh se prapa kësaj banke dyshohet se qëndrojnë individë të dënuar për një skemë mashtrimi ndërkombëtare me vlerë 200 milionë euro, duke ngritur pikëpyetje serioze për procesin e verifikimit nga Banka e Shqipërisë.Këlliçi theksoi se sipas dokumenteve të publikuara, shtetasi gjerman Oliver Hammer, drejtor i kompanisë “Constador LTD” e regjistruar në Qipro, e cila zotëron 71% të aksioneve të “Jet Bank”, rezulton të ketë një të kaluar problematike.Gjithashtu, Këlliçi deklaroi se i është drejtuar zyrtarisht dy herë Bankës së Shqipërisë me një sërë pyetjesh kyçe, por nuk ka marrë asnjë përgjigje thelbësore.  Pra, shtetasi Oliver Hammer që unë kam publikuar, rezulton si një individ që përmes kompanisë ku ka qenë drejtor menaxher, kompania ka qenë, se i kam mbajtur shënim për korrektesë, GRF Europe OU, që ka qenë një kompani e cila ka operuar për llogari të kompanisë famoze 4XFX, në pronësi të shtetasit izraelit Gal Barak.

Të dy këta shtetas janë dënuar me katër vite burgim për ngritjen e një skeme mashtrimi përmes biznesit të call center-ave në vlerën e të paktën 200 milionë eurove që i kanë vjedhur shtetasve anëtarë të Bashkimit Europian në vende si Austria, Gjermania, Italia dhe pse jo edhe jashtë BE-së tashmë, shtetasve britanikë. U kanë vjedhur të paktën 200 milionë euro me këtë biznes. Tani, këto pyetje unë i kam drejtuar Bankës së Shqipërisë, e kam drejtuar Bankës së Shqipërisë që para një muaji apo pothuaj gjashtë javësh. Cila është eksperienca e kësaj kompanie, e kompanisë Constador LTD, që zotëron 71% të Jet Bankut dhe që zotërohet dhe që ka drejtor të përgjithshëm po këtë individ, Oliver Hammerin, që ka qenë i dënuar me katër vite burgim për zhvatjen e qytetarëve të Bashkimit Europian, bazuar në dokumenta zyrtare të Ministrisë së Brendshme Federale në Gjermani.