Skandali/ Kompania ONE ALBANIA pengoi policinë të zbulojë Call Centerat që zhvatën miliona euro nga qytetarët
Në kuadër të operacionit të koduar “Ghost Call”, i finalizuar nga Policia e Shtetit pas një hetimi 2-vjeçar në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europol, janë zbuluar dhe goditur disa baza të dyshuara për mashtrim kompjuterik përmes call centerave në Tiranë.Sipas vendimit të siguruar nga ëeblajm.com, tre prej këtyre bazave rezultojnë të kenë qenë objekt hetimi të veçantë, ndërsa në dokumentet e gjykatës përmendet edhe një element që lidhet me bashkëpunimin e operatorëve të komunikimeve elektronike.Në vendimin e Gjykatës së Tiranës thuhet se kompania One Albania nuk ka bashkëpunuar në mënyrë të plotë me autoritetet ligjzbatuese, duke mos vënë në dispozicion të dhënat për përdoruesit e adresave IP që dyshohej se përdoreshin për aktivitetin e paligjshëm. Sipas të njëjtit dokument, policia i ka dërguar disa kërkesa zyrtare kompanisë, duke i kujtuar edhe përgjegjësinë penale në rast mosbashkëpunimi.Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë periudhës disa mujore, në të cilën mungoi përgjigjja nga kompania, aktiviteti i dyshuar i call centerave ka vijuar. Ndryshe nga operatorë të tjerë, të cilët sipas vendimit kanë vënë në dispozicion listat e klientëve për autoritetet, One Albania rezulton të ketë refuzuar një veprim të tillë.Ndërkohë, nga operacioni “Ghost Call” janë zbuluar në total 12 ambiente të përshtatura për këtë veprimtari, janë arrestuar 10 persona, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Po ashtu janë sekuestruar mbi 891 mijë euro, qindra pajisje elektronike dhe prova të tjera që dyshohet se lidhen me skemën e mashtrimit.Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.Pjesë nga përmbajtia e vendimit të Plotë siguruar ku Policia parlajmëroi ONE ALBANIA për Përgjegjësi penale në vijim, theksohet se për shkak të përgjigjes së paplotë nga kompania ONE Albania, autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion shtesë nga autoritetet austriake, të cilat më pas i janë përcjellë ONE Albania për të ndihmuar hetimin.Megjithatë, në një përgjigje të datës 19.12.2024, ONE Albania ka deklaruar se adresat IP në fjalë janë publike dhe se nuk disponon kapacitete për identifikimin konkret të përdoruesve pa pasur adresat IP fundore.Për këtë arsye, më 10.12.2024, autoritetet i kanë dërguar një tjetër shkresë kompanisë, duke e paralajmëruar për pasojat penale në rast vonesash apo dhënieje të pasaktë të informacionit.Gjithashtu, përmendet se më 3-4 dhjetor 2024 është zhvilluar një takim mes autoriteteve shqiptare dhe austriake, ku është vendosur ngritja e një grupi të përbashkët hetimor. Në këtë kuadër janë vënë në dispozicion jo vetëm adresat IP që lidhen me ONE Albania, por edhe 3 adresa të tjera që i përkasin kompanive ABCOM, StarNet dhe Selcom.

Cili është roli i Iris Pekmezit, bashkëshortes së Taulant Ballës
Drejtoria e Departamentit Ligjor dhe Privatësisë së të Dhënave në One Telecommunications bllokoi informacionet hetimore të kërkuara nga prokuroria për vijimin e hetimeve për skandalin e Call Centerave.
Roli i bashkëshortes së Ballës me 10 mijë euro pagë?
Në krye është Iris Pekmezi, bashkëshortja e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ajo drejton Departamentit Ligjor dhe Privatësisë së të Dhënave në One Telecommunications sha, që prej vitit 2019.Iris Pekmezi ka një pagë mujore prej 10 mijë euro në muaj. Ndërkohë vetëm për një vit, 2024, nga të dhënat e deklarimit të pasurisë zonja Pekmezi, Balla ka marrë mbi 13 milionë lekë. I takon SPAK të hetojë rolin e bashkëshortes së Ballës në përpjekjet për të mos dhënë informacion që do të çonin në identifikimin e vendndodhjes së 3 call centerave.

