Politikë

Çmimi i Karlit të Madh/ Rama nga Gjermania: Nder të isha pjesë e grupit të miqve të nderit në ceremoni

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, i pranishëm në ceremoninë tradicionale të akordimit të Çmimit të Karlit të Madh (Charlemagne Prize), i cili konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme evropiane që prej vitit 1950, për individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës.

Rama ka ndarë disa fotografi nga ceremonia ndërsa shkruan se për të, ishte kënaqësi dhe nder të ishte pjesë e grupit të miqve të nderit.

Në këtë ceremoni, ish-presidenti i Bankës Botërore Mario Draghi u nderua me Çmimin “Karli i Madh” 2026, në vlerësim të rolit të tij të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit ekonomik europian dhe në promovimin e vizionit për një Europë më të bashkuar, me treg më të integruar, kapacitete më të forta mbrojtëse dhe konkurrueshmëri më të lartë ekonomike.

Postimi i Edi Ramës

Kënaqësi dhe nder sërish, në Aachen të Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze të Charlemagne Prize, një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributin në bashkimin dhe të ardhmen e Europës, ku sot europiani i madh Mario Draghi u vlerësua me Çmimin e Karlit të Madh 2026, në respekt të rolit të tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e stabilitetit ekonomik të Europës dhe nxitjen e projektit të një Europe të Bashkuar përtej kufijve të sotëm, me një treg shumë më unik, me aftësi mbrojtëse të vetëmjaftueshme, e me fuqi prodhuese e konkuruese shumë më të madhe