Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza”, evakuohen banorët. Nëna me foshnjën dhe të moshuarit nxitojnë të dalin nga flakët, zjarrfikësit në vendngjarje
Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”.
Flakët përpinë të gjithë pallatin duke e djegur brenda pak minutash, ndërsa banorët nxituan të evakuoheshin. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shiheshin nëna me foshnje duke dalë nga pallati, si dhe të moshuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por mbeten ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri që dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës.
Deri në këto momente, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet i ministri i Brendshëm.
Një zjarr i frikshëm ka rënë në Tiranë, në një kompleks banimi përballë spitalit “Nënë Tereza”. Në vendngjarje ka shkuar edhe ministri i Punëve të Brendshme. Siç raportohet, nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa flakët kanë përfshirë fasadën e pallatit.

