Dosja e aferave të Arben Shehut, auditimet e KLSH me vonesa deri në 8–10 muaj, raporte jashtë çdo afati ligjor
Një dosje zyrtare hedh dritë mbi zvarritje të gjata dhe sistematike në proceset e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), duke nxjerrë në pah tejkalime të afateve ligjore që në disa raste arrijnë deri në 240 ditë kalendarike. Institucioni drejtohet nga Arben Shehu, i cili mban përgjegjësinë për menaxhimin dhe funksionimin e procedurave të auditimit, sipas ligjit për organizimin dhe funksionimin e KLSH-së. Sipas dokumentacionit që disponon Maska.al, projekt-raportet dhe raportet përfundimtare të auditimit janë dërguar me muaj vonesë, duke cenuar drejtpërdrejt efektivitetin e kontrollit financiar mbi institucionet publike. Burime pranë dosjes thanë se “kur rekomandimet dorëzohen pas gjysmë viti ose më shumë, ato humbasin ndikimin praktik”.
Çfarë kërkon ligji
Rregullorja e procedurave të auditimit dhe standardet ndërkombëtare INTOSAI përcaktojnë: Projekt-raporti: 15–22 ditë pune. Raporti përfundimtar: 20–45 ditë pune. Kontrolli i cilësisë dhe vendimmarrja: maksimumi 25 ditë. Çfarë tregon dosja e siguruar në praktikë, sipas dokumenteve: Afatet tejkalohen me 3–10 muaj, auditimet në terren zgjasin me vite, raportet dërgohen jashtë kohës së dobishme, rekomandimet mbërrijnë kur problematikat mund të jenë konsumuar.Dokumentet theksojnë se kjo situatë “shkel parimin e auditimit të kohëzuar (timeliness)”, një nga shtyllat bazë të auditimit profesional.
Raste konkrete me vonesa mujore
Nga tabelat zyrtare të përfshira në dosje, identifikohen:Agjencia Shtetërore e Kadastrës – 9 muaj vonesë. Autoriteti Portual Durrës – 10 muaj. Ministria e Brendshme – 8 muaj. RTSH – 7 muaj. Bashkia Himarë – 6 muaj. Ministria e Shëndetësisë – 5 muaj. Ministria e Bujqësisë – 5 muaj. Në disa procese, tejkalimi i afatit arrin deri në 8–10 muaj mbi limitin ligjor. Pasojat sipas analizës. Sipas materialeve të shqyrtuara nga Maska.al:humbet objektiviteti fillestar i auditimit, rritet rreziku i ndërhyrjeve dhe presioneve,dobësohet evidence,zbehet transparenca dhe llogaridhënia, auditimi kthehet në formalitet. Dokumenti shprehet se:“Në praktikë, kjo dobëson evidencën e auditimit, nuk e forcon.”
Probleme me menaxhimin
Dosja nënvizon gjithashtu:ndryshime të shpeshta në programet e auditimit, shtyrje pa arsye objektive, mungesë planifikimi profesional, auditues që angazhohen paralelisht në 4–11 procese, situatë që, sipas ekspertëve, e bën të pamundur respektimin e afateve.


