Dr. Inxh. Isuf Tushe: Hetimet e prokurorisë Fier mbi korrupsionin e Bankers-it për Patos-Marinëz, kanë qenë biznes midis drejtësisë dhe kompanisë nën drejtimin e kupolës politike PS-PD
Dr. Inxh. Isuf Tushe,
Ish-shef i kabinetit të vendburimeve në Institutin Gjeologjik të Naftës, Fier
Atje janë nxjerrë mbi 30 milion ton naftë për 20 vite nga kjo kompani, me vlerë rreth 20 miliard Euro dhe jo aq sa e vlerëson SPAK-u. Kompania është në hetim për korrupsion, si lejohet akoma të vazhdoj aktivitetin dhe nuk i sekuestrohet pasuria dhe t’i kalojë Albpetrolit ? Pazaret duan që hetimi të mbyllet me qiratë e tokave që merrte kompania, dhe jo korrupsioni me vjedhjen e miliona ton të naftës nga kompania për 21 vite, apo pastrimi i parave .etj,.
Hetimet e prokurorisë Fier lidhur me korrupsionin e Bankers-it në vend burimin Patos-Marinëz, kanë qenë biznes midis drejtësisë dhe kompanisë nën drejtimin e kupolës politike PS-PD, dhe të gjitha termat e kontratës janë shkelur rëndë dhe shteti nuk duhet t’a lejonte deri sa gjendja të arrinte deri këtu. Ne specialistët e naftës kemi që në 94′ që i kërkuam qeverisë Meksi që të mos privatizohet industria naftës dhe të prishet kontrata me kompaninë JV Albpetrol-Premier Oil, asnjë përgjigje, heshtje varri. Premieri vodhi sa deshi dhe u largua. Me ardhjen e Nanos në 97′, i kërkuam takim në Institutin e Naftës Fier për të diskutuar lidhur me zhvillimin e industrisë naftës në kushtet e ekonomisë tregut, erdhi ministri Ylli Bufi, drejtori Albpetrolit dhe ca palo deputet karrierist që s’ja u dëgjuam njëherë zërin në Parlament. Unë isha i caktuar për të diskutuar për vendburimet, dhe disa kolegë të tjerë për kërkimet, e kështu me radhë.
Sapo unë fillova, dhe zotëria sa dëgjoi fjalën vendburim, më ndërpreu dhe i dha urdhër të ndjerit Gjergj Kerri që të diskutonte me mua dhe t’i dërgonim mendimet tona, asgjë s’u bë me gjithë insistimin tim. Pra, Ylli erdhi për të pirë një kafe se vendimet i kishin marrë. Në 2004, Nano ja dha me koncesion, një grupi inxhinjeresh të Premier Oil, që s’kishin as kompani as kapital investues, por kishin marrë të gjitha studimet tona dhe u interesuan se atje fshihej një pasuri marramendëse, krijuan Bankersin kanadez, i cili vazhdoi vjedhjen dhe shkatërrimin e vend burimeve deri në 2016, ku Rama – Gjiknuri futën oligarkun e tyre kinez. Bankersi ka patur favore të çuditshme me VKM apo thjesht me urdhëra verbale nga Nano, pas 8 vitesh nga Berisha dhe nga 2013 nga Rama derisa sot ky vend burim ka arritur në fazën e fundit të shfrytëzimit dhe shkatërimit barbar, duke lënë në shtresë sasi të konsiderueshme rezervash nafte.
Që në vitin e parë, Bankersi raportonte se punonte me humbje (termi kryesor i kontratës dhe vetëm me këtë i pezullohej direkt aktiviteti), por vazhdoi normalisht aktivitetin të mbështetur nga këto qeveri.
Gjykata Fierit, i ka hapur dhe mbyllur dosjet siç ka dashur dhe pazarin e kanë bërë mjaft mirë. Tani që dosja i kaloj SPAK-ut, dhe rezultatet e hetimit kanë përfunduar (siç dëgjuam), përgjegjësia i ka mbetur Leonidha Çobos, dhe ja 3-4 të tjerë, dhe gjithë pazari i Bankersit na qenkeshin qiratë e tokave që merrte kompania dhe jo korrupsioni me vjedhjen e miliona ton të naftës nga kompania për 21 vite, dhe ky grup paska bërë pastrim parash, etj.
Që në vitin e parë, Bankersi raportonte se punonte me humbje (termi kryesor i kontratës dhe vetëm me këtë i pezullohej direkt aktiviteti), por vazhdoi normalisht aktivitetin të mbështetur nga këto qeveri. Po gjobat pse ja falën Balluku-Denaj, po për ambienti që është kthyer në një katastrofë mjedisore kush mban përgjegjësi? Emrat e tyre kanë dalë dhe asnjëri s’përmendet në këtë hetim, edhe pse është vjedhur gjithë pasuria kombëtare e naftës, gjaku dhe djersa e popullit.

Bankersi ka nxjerrë mbi 1.5 milion ton naftë/vit, por në disa vite edhe mbi 2 milion dhe na ka dal me humbje, i kam dëgjuar këto shifra nga intervistat e punonjësve të kompanisë. Atëherë pse vazhdoi, po shteti pse e lejoi, po favoret me detyrimet financiare pse ja dhanë qeveritë Nano-Berisha-Rama, po gjobat pse ja falën Rama-Balluku-Denaj, po për ambientin që është kthyer në një katastrofë mjedisore kush mbanë përgjegjësi, po për pronat private, a ka politikan, qeveritar, k/ministra, ministra, k/bashkiakë, gjyqtar, doganier, drejtues institucionesh, etj., etj., të përfshirë në korrupsion në këtë vendburim? SPAK-u duhet të sqaronte këto gjëra, madje në një shkrimin tim, para ca ditësh kam sugjeruar që SPAK-u duhet të kërkojë kryerjen e një ekspertize teknike-ekonomike-juridike për të hetuar korrupsionin marramendës në këte vendburim. Atje janë nxjerrë mbi 30 milion ton naftë për 20 vite nga kjo kompani, me vlerë rreth 20 miliard Euro dhe jo aq sa e vlerëson SPAK-u.
Ana tjetër, kompania është në hetim për korrupsion, si i lejohet akoma të vazhdoj aktivitetin, nuk i sekuestrohet pasuria dhe t’i kaloj Albpetrolit ? Këtu ka aq shumë probleme për të diskutuar dhe hetuar sa nuk mjafton 2-3 prokuror, por i gjithë SPAK-u duhej të merrej me këtë vjedhje dhe të dilnin horrelliqet e politikës në shesh, që kanë bërë në këtë vendburim dhe në gjithë vend burimet e tjera të naftës/gazit, kromit, bakrit, etj. Interpretimet ne shkrimet tona janë bërë në bazë të eksperiencës që ne kemi në vendburine, se termat e kontratës, janë mbajtur sekret, por pak a shumë këto janë që kemi diskutuar në ecuri. Kjo është vjedhja më e madhe edhe se ajo e rrugëve, tuneleve, porteve dhe aeroporteve, etj., prandaj SPAK-u dhe drejtësia në tëresi duhet të mendohet mirë, se është vjedhur gjithë pasuria kombëtare e naftës, gjaku dhe djersa e popullit, naftëtarëve, minatorëve dhe këtë korrupsion e ka drejtuar politika, ‘Bankersi’ s’ka vjedhur vetëm, por bashkë me ta, emrat e tyre kanë dalë dhe asnjëri s’përmendet në këtë hetim.

