Drejtoresha Julinda Dhame: Objektiva konkrete te strukturave te APR per periudhen Korrik-Dhjetor 2026
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Julinda Dhame, vlerësoi perkushtimin e strukturave të APR dhe përcaktoi objektivat konkrete dhe zë më zë për periudhën Korrik-Dhjetor 2026.
Analiza e 6-mujorit të parë të vitit 2026 📈
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit zhvilloi analizën e punës për periudhën janar–qershor 2026, në një takim të Bordit Drejtues me drejtuesit e të gjitha drejtorive, ku u bë një vlerësim i detajuar i rezultateve të arritura gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit.
Gjatë analizës, secila drejtori prezantoi punën e realizuar, arritjet kryesore, sfidat dhe problematikat e hasura, si dhe propozimet konkrete për përmirësimin e performancës dhe rritjen e eficiencës gjatë 6-mujorit të dytë të vitit.
Raportimet u zhvilluan nga Drejtoria e Parkut të Madh të Liqenit Artificial, Pyjeve dhe Kullotave, Drejtoria e Gjelbërimit Dekorativ, Drejtoria e Aktiviteteve Rekreative, Drejtoria e Komunikimit Publik, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Administrimit te Parqeve Tematike si dhe Drejtoria e Prokurimeve, Financës dhe Juridike, duke evidentuar rezultatet e arritura në çdo sektor dhe objektivat për muajt në vijim.
Takimi shërbeu si një moment reflektimi dhe koordinimi për të konsoliduar punën ndërmjet strukturave të APR-së, për të ndarë praktikat më të mira dhe për të adresuar sfidat me të cilat përballet institucioni. 🔖
Me një vizion të qartë dhe angazhim të përbashkët, APR do të vijojë të punojë për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e parqeve, pyjeve, hapësirave të gjelbra dhe zonave rekreative, duke ofruar shërbime gjithnjë e më cilësore, duke promovuar asetet natyrore të kryeqytetit dhe duke kontribuar në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve. 🌳


