Aktualitet

“Shqipëria kërkon revolucion”, me vezë me vete protestuesit mblidhen para Parlamentit

Ka nisur me tension protesta qytetare, pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku sot do të mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlamentar.

Protestuesit e grumbulluar po përplasen verbalisht me policinë, duke kërkuar kalimin drejt godinës së Parlamentit.

Disa prej tyre me vezë me vete dhe me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Poshtë qeveria” si dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, turma e grumbulluar i ka kërkuar forcave të rendit të lirojnë rrugën për të vijuar marshimin.

Uniformat blu kanë rrethuar zonën me gardh metalik nga pedonalja deri te Rruga e Elbasanit, duke krijuar dy perimetra të rrepta sigurie për të pamundësuar afrimin e protestuesve te Kuvendi.