Gëzim Zilja: Kush do e heq gardhin e “gjeneratorëve lundrues” në Vlorë?
Po mbushen gati katër vjet nga kontrata e lidhur midis Korporatës Energjitike Shqiptare dhe shoqërive “Exelerate Energy” dhe “Renco.” Në kontratën fillestare dy-vjeçare theksohej se dy gjeneratorët me vlerë 20 milionë Euro, do të merreshim me qera për dy vjet 16.07.2022- 16.07.2024. Shoqëria “Exelerate Energy” do të përfitonte vetëm nga qeraja 45 milion euro dhe ajo e mirëmbajtjes “Renco” plot 22.5 milion euro, gjithsej 67,5 milion euro për dy vjet. Sa i takon prodhimit dhe shitjes së energjise te KESH-i është një histori e madhe korrupsioni, ku hundët dhe duart i kanë ngjyer ish Sekretari i Përgjithshëm i Shtëpisë së Bardhë, Blinken dhe ambasadorja amerikane Kim e mbiquajtur Kimete ose Kunadhe. Sesa energji ka prodhuar “Exelerate” dhe sa e ka shitur te KESH është një tjetër histori vjedhjesh e korrupsioni. Kontrata normalisht duhet të mbaronte në shtator 2024 por jemi në 2026 dhe thuhet se KESH-i paska bërë shtyrje të kontratës. Punë dhe kontrata horrash dhe hajdutësh. Le të shpresojmë që SPAK-u të përfundojë sa më parë hetimin që ka nisur qysh më 2025, për aferën korruptive dhe dënimin e hajdutëve vendas dhe të huaj. Shoqata vullnetare për mbrojtjen e mjedisit “Shpëtoni Vlorën” do të zhvillojë së shpejti një takim më drejtuesit e KESH-it, për sqarimin e gjendjes. Pas kësaj shoqata “Shpëtoni Vlorën” do të organizojë një protestë për heqjen e rrethimit të detit dhe tokës nga gjeneratorët lundrues dhe dëbimin e gjeneratorëve nga Gjiri i Vlorës. Për datën dhe orën e protestës do të lajmërojmë në rrjetet sociale dhe individualish.


