Llangozi: Altin Dumani dhe Ina Rama lejuan grabitjen e tokave në Zvërnec, Pish-Poro, Nartë dhe Qerret
Llangozi: Goditja e SPAK për grabitjen e pronave, “show” regji për të sfumuar protestat
“Çështja e Zvërnecit, e cila deri më tani është trajtuar kryesisht si një betejë pronësie dhe hetimi pasuror, duket se po merr përmasa shumë më të gjera. Nga njëra anë është SPAK, që godet me sekuestrime dhe akuza ndaj grupeve të dyshuara kriminale. Nga ana tjetër janë zërat kritikë që kërkojnë të dinë pse këto lidhje nuk janë zbuluar më herët dhe kush i ka hapur dyert e institucioneve për këto investime”
Përplasja për tokat në Zvërnec, Pish-Poro, Nartë dhe Qerret, aksioni i fundit i SPAK ndaj pasurive të dyshuara si të lidhura me grupe kriminale ka ndezur debate dhe protesta masive në Shqipëri. Avokati Arben Lalngozi gjatë një interviste televizive shpjegoi se tokat në Zvërnec, Pish-Poro, Nartë dhe Qerret janë përvetësuar me dokumente të falsifikuara. Sipas Llangozit Prokuroria ka qenë në dijeni sepse është e faktuar me përgjime dhe dokumente por Ina Rama ka ndërruar prokurorin që po e hetonte grabitjen e tokave, pikërisht në momentin që do të jepte konkluzionin e hetimeve. Llangozi akuzoi edhe Altin Dumanin e cili nuk bëri asgjë për grabitjet e tokave pavarsishtë se hetoi si prokuror, duke lejuar vjedhjen e tokave me dokumente të falsifikuara në politikanët dhe njerëzit e botës së krimit. “Duke filluar nga plazhi Gjeneralit, Qerreti, Pish Poro, kemi Nartën e të tjera me rradhë. Të gjitha janë me dokumente të falsifikuara, është një hetim që është bërë në kohën që Altin Dumani ka qenë në krye të prokurorisë, është procedimi penal me numrin 308. Çështja u pushua në një kohë kur do të jepeshin konkluzionet. Në përgjimet e vitit 2019 dalin në biseda ku thotë “ të martën mbledhje”, tjetri përgjigjet: “E kam për Pish Poron”. Tre ditë më vonë është shitur e gjithë ajo zonë. Pse nuk hapet kjo cështje apo se dalin në përgjigme prokurorët dhe politkikanët? Janë mbi 20 dokumete, akte ekpertimi që vërtetojnë falsifikimin. Ina Rama ndërroi prokurorin në konkluzionet përfundimtare pastaj. Aksioneri e mori dhe e punësoi sepse ngeli pa punë. I bëri nder jete ajo. Nuk e kam problem ti përmend edhe emirn, Xhillrai. Në këtë skandal bëhet fjalë për 1 milion e 200 mijë m/2 tokë. E ke të faktuar me përgjime dhe dokumente, pse nuk e hap Prokuroria jonë këtë problem? Ta hetojë sipas ligjit dhe nxjerri para drejtësisë ata që kanë grabitur pasuritë e shqiptarëve. Ta hetojë Dumani, të mos merret me cic-micet. Prokuroria nuk heton sepse janë të përfshirë vet në këtë aferë së bashku me policinë, kryeministrin ministrat dhe politikanët e tjerë”, tha Llangozi.
“Unë mendoj që SPAK-u ka goditur në një moment kur protestat në Tiranë janë ndezur edhe më shumë. Duhet parë nëse kemi të bëjmë me një goditje reale ndaj krimit, apo me një regji të radhës për të sfumuar protestën”, u shpreh avokati gjatë analizës. Në qendër të debatit ishte edhe fakti se disa prej pasurive apo përqindjeve të përmendura në këtë çështje, sipas Llangozit, kanë qenë të depozituara prej vitesh në Shqipëri. Pikërisht kjo e bën edhe më të fortë pyetjen: pse goditja ndodh tani? Avokati theksoi se një prej personave të goditur dyshohet se ka lidhje pronësore me projektin e Zvërnecit, çka sipas tij e bën çështjen edhe më të ndjeshme politikisht dhe ekonomikisht. Por deklarata më e fortë e Llangozit lidhej me raportin mes ndërtimit, krimit të organizuar dhe pushtetit. Ai iu referua të dhënave të bëra publike nga Prokuroria e Posaçme, duke ngritur pretendimin se një pjesë e madhe e tregut të ndërtimit në vend ka qenë nën ndikimin e grupeve kriminale. “Nëse rezulton se mbi 60% e tregut të ndërtimit është prekur nga grupe kriminale, atëherë pyetja është shumë e thjeshtë: kush i ka dhënë lejet e ndërtimit? Këtu hetimi nuk duhet të ndalet vetëm te sekuestrimi i pasurive”, argumentoi Llangozi. Sipas tij, hetimi duhet të shkojë më lart dhe të zbardhë jo vetëm pronarët formalë apo personat e përfshirë në transaksione, por edhe mekanizmin institucional që ka lejuar këto investime të shtrihen në zona strategjike të vendit.


