GJKKO dënon me 4 vite burg ish kryetarin e Bashkisë së Finiqit, zhvilloi disa tendera fiktive nga 2017-2019
Ish-kryetari i Bashkisë së Finiqit, Leonidha Hristo është dënuar me 4 vite burg nga GJKKO për abuzim me tenderat e bashkisë.
Mësohet se dëmi nga abuzimi me tenderat arrinte në 77 milionë lekë.
Hristo, i cili ka qenë edhe kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 2023-shit, përfiton nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 2 vite burg.
Sipas SPAK, Hristo në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë të bashkisë, gjatës periudhës 2017-2019 kanë zhvilluar disa procedura prokurimi në mënyrë fiktive.

