Goditje e rëndë për Bayernin, Harry Kane pëson dëmtim dhe pritet të mungojë tre muaj!
Bayern Munich merr një lajm të keq pas barazimit 1-1 ndaj Kolnit në Bundesligë. Sulmuesi anglez, Harry Kane, ka pësuar një dëmtim serioz në kyçin e majtë, duke rrezikuar të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre muaj.
Sipas informacioneve të bëra publike, Kane ka pësuar këputje të ligamentit sindesmotik, një dëmtim që kërkon kohë për rikuperim.
Dëmtimi është konfirmuar edhe nga klubi bavarez, i cili ka bërë të ditur se sulmuesi do të mungojë për muaj të tërë. Sipas raportimeve të Sky Sports, periudha e rikuperimit mund të jetë rreth tre muaj.
Mungesa e Kane është një goditje e madhe për trajnerin Vincent Kompany, pasi anglezi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Përveç tij, Bayern humbi nga dëmtimi edhe Michael Olise, i cili pësoi një goditje në këmbë.


