Grabitja dhe Shkatërrimi Pasurive Natyrore Minerare nga Politika Antikombëtare me Oligarkët e saj!
Isuf Tushe – Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike
Hazbi M. Shehu – Inxh. Gjeolog Nafte, Prof. Doktor i Shkencave Gjeologjike
K/ministri “EDI RAMA pasi shkatërroi Kombinatin e Naftës Ballsh, po përgatit shitjen e Kompanisë Shtetërore Albpetrol. BERISHA –RAMA kanë 32 vite që e grabitin dhe përdorin për të blerë vota. T’ashpëtojmë atë nga grabitja dhe shpallim shitjen të paligjshme. Ështëpasuria e vetme që ka mbetur gjallë nga Industria Naftës, është djersa dhe gjaku popullit tonë. T’a shpëtojmë sot, nesër është vonë!” (H. M. Shehu, I. Tushe – Thirrje protestës, A duhet të protestojmë edhe për grabitjen dhe shkatërrimin e pasurive natyrore minerare?, më 19 Qershor/2026).
Pasuritë natyrore minerare, kudo në botë, kanë rëndësi të veçantë nëzhvillimin ekonomik se me dorë të fortë i administron shteti. Por në vendin ton, që jemi më i pasuri në Ballkan, me një nga vendburimetmë të mëdha të naftës në Evropën kontinentale, Patos-Marinës, meminierë bitumi cilësor që historikisht ka asfaltuar rrugët e saj, një ndërvendet e para në botë për rezervat dhe cilësinë e kromit, mevendburime bakri që përmbajnë ar, argjend dhe tjera me minerale tërrallë mjaftë të kërkuar në tregun botëror, kasta e vjetër politike Berisha-Rama që sundon Shqipërinë për 36 vite i kanë përdor ato sibiznes privat. Me ligjin e privatizimit, këto pasuri publike i rrëmbyen, ja falën oligarkëve tyre, me qëllim për ti grabitur dhe pasuruar duke ndarë mes tyre gjithë fitimin që duhet të merrte shteti.
Në 5 dekada të atij sistemi naftëtarët, minatorët dhe specialistët tanë, me punën studimore-projektuese dhe me sakrifica ngritën Industrinë e Naftës, atë Minerare, institucionet kërkimore-shkencore, zbuluanvendburime të fuqishëm nafte/gazi, kromi, bakri, hekur-nikeli, nikelisilikat, nikel-kobalti, boksitesh, bitumi, qymyri, fosforitesh, materialesh ndërtimi, etj. I zhvilluan ato dhe kompletuan me puse, galeri, me paisje mbi dhe nëntokësore, me asete përpunuese dhe i vunënë shërbim të atdheut.
Gjithçka funksionoi SAHAT, sollën të ardhura të bollshme përekonominë, u punësuan mijëra punonjës. Ato u vetëfinancuan dhe zhvilluan këto industri, por kishin edhe rëndësi të veçantë se mbuluanpjesën kryesore të buxhetit shtetit, që u përdor në degët tjera të ekonomisë. Pranë tyre u ngritën qytete të reja, shkolla profesionale, zona industriale me uzina/fabrika përpunimi, pra kudo gjallëroi jeta, kurse sot ato janë qytetet më të varfëra në vend dhe të braktisur.
Pas vitit 1990, elita e vjetër politike, majtas-djathtas që na premtoi“demokracinë” por në 36 vite na solli fashizmin dhe mjerimin, ështëtërësisht e papërgjegjshme, antikombëtare dhe tradhtare e interesave tëpopullit, që nga Sali Berisha deri tek Edi Rama, bashkë me kopenë e korruptuar që i ndjekin nga pas. Këta janë shkaktarët kryesor të kësaj tragjedie. Të gjitha i shitën me çmime qesharake, i çuan për SKARP, por vendburimet e pasurive natyrore minerare dhe asetet e tyre ja falënoligarkëve, që për mbi 3 dekada po i shfrytëzojnë, po i shkatërrojnëdhe po i grabitin bashkë.
Strategjia e kësaj kaste politike, qysh kur erdhi në pushtet ishte e qartë, s’kishte qëllim zhvillimin e Industrisë Naftës apo Minierave, por grabitjen dhe shkatërrimin tyre, sepse rreth saj afroi vetëm llumin e shoqërisë, spiunët, hajdutët, injorantët, servilët, parazitët, që s’kishin vënë një tullë në themelet e ekonomisë, por dinë të bëjnë vetëm atë që kanë profesion, grabitjen. Menjëherë, këta dallkaukë, zaptuaninstitucionet, drejtimin e shtetit dhe hodhën në rrugë shkencëtarët, profesionistët, njerëzit e punës dhe sakrificave që ndërtuan Shqipërinë.
Ne specialistët e fushës, që në fillim dhe vazhdimisht, kemi denoncuar publikisht grabitjen e tyre, i kemi kërkuar qeverive, parlamentit, deputetëve, opozitës, presidentit republikës, që të pezullojnë ligjin e privatizimit dhe ato ti kthehen popullit se kushtetuta se lejon shfrytëzimin me “humbje”. Presidentit Begaj i kërkuam të zhvillonte Referendum Popullor në 11 maj/2025 për këtë ligj. Pasuria më e madhe e shqiptarëve, vazhdon të grabitet dhe shkatërrohet si mall pa zot por të gjithë heshtin, sepse janë të zhytur në grabitjen dhe shkatërrimin e saj.
Privatizimi bëri kërdinë, gjithë investimet kapitale të bëra në 5 dekadai shkatërroi dhe grabiti kasta politike PD-PS! Mbyllën institutetshkencore, shkollat e mesme dhe në universitete degët kryesore të naftës dhe minierave. Të rinjtë tanë me pasion në këto degë, që s’janëpak, detyrohen të studiojnë dhe punojnë nëpër botë ose këtu por kamarierë ose të pastrojnë resortet, hotelet me 5 yje të kastës politike dhe oligarkëve të saj, që investojnë, pastrojnë paratë e korrupsionit dhe drogës!
Skenografia kriminale që ata krijuan, e drejtuar nga Berisha-Nano-Rama, në çdo ndërrim pushteti mes tyre, objektiv kryesor kanëprivatizimin e resurseve minerare, asetet e tyre, energjetikën dhe ndërrimin e oligarkëve për ti shitur ato midis tyre për korrupsion dhe të marrë kontrollin e plot mbi to, që me siguri janë edhe partner në biznes. Veçoria saj është se në fillim dhe në fund mandatit, falinpasuritë minerare dhe asete me vlera deri miliarda Euro oligarkëve. Qeveritë e dala prej saj, njëra pas tjetrës, i zhveshën konçesionarët tërësisht me favore, nga tatim-fitimi ndaj shtetit, renta minerare, taksat doganore, lokale dhe i dhanë rimbursim për “humbjet”, kur ato fitojnëmiliona por edhe deklarojnë miliona Euro humbje dhe pas 2013-tësqeveria Rama i përjashtoi edhe nga kontrolli shtetit, etj.
Le të trajtojmë shkurt historikun e disa nga privatizimet më pikante, me vlera monetare kapitale.
Pas miratimit ligjit privatizimit, qeveria Meksi i fali minierën më tëmadhe të kromit Bulqizë oligarkëve dhe vendburimin më të madh të naftës, Patos-Marinës, kompanisë Premier Oil JV Albpetrol ALB dhe pas largimit saj, qeveria Nano-Bufi, në 2004-rën, ja dhuroispecialistëve të saj kanadez pa kompani nafte, që krijuan Bankers Petroleum. Dhe në vitet 2000-2001 i falën mafiozit turk, 10 minierat e bakrit, atyre kinez, shqiptarë, atë të kromit Bulqizë dhe uzinat e pasurimit me afat 30 vjet. Në 2016-2017-tën, qeveria Rama i zgjati atyre afatin, përkatësisht, deri në vitin 2043 dhe 2040 dhe në vitin 2021 lejoi shitjen e minierës kromit Bulqizë nga oligarku Saimir Mane tek gjakpirësit turk të KURUM-it. Kurse Berisha gjatë 2007-2008-tës idha 4 vendburime nafte/gazi Arian Tartarit të Albana Vokshit, UPTHN Ballsh mikut tij Rezart Taçi dhe para zgjedhjeve në 2013-tën i falishoqërisë “Kurum International” 4 HEC-et, Ulëz, Shkopet, Bistrica 1, 2 dhe filloi pazarin e pist me Taçin për ti fal edhe kompaninështetërore të naftës Albpetrol, por dështoi. Rama e përdori UPTHN Ballsh disa vite për biznes privat dhe në 2022-shin e çoi për SKARP. Vendburimin Patos-Marinës ja mori hajdutëve kanadezë dhe ja faliatyre kinezë, kurse në vendburimet tjera të naftës/gazit zëvendësoioligarkët e Saliut me të vetët. Pra, këto kompani kanë mbi 3 dekada që grabisinë dhe shkatërrojnë këto asete minerare pa i paguar asnjëdetyrim shtetit.
Në kulmin e revoltës popullore, ku protesta kombëtare ka rreth dymuaj që mbushë rrugët e Tiranës, qytetet në Europë, Amerikë dhekudo ku jetojnë shqiptarë, kërkon dorëheqjen e panegociushme të k/ministrit Rama, qeverisë, largimin e Sali Berishës dhe gjithë kastësvjetër politike PS-PD, si shkaktar që në 36 vite keq–qeverisënShqipërinë për t’a grabitur, shkatërruar, kriminalizuar, shpopulluar,etj. Por k/ministri Rama në vend që të heqi ligjin e privatizimit dhet’ja kthej ato popullit, vazhdon fshehurazi me pazare të pista private dhe pa transparence, coptimin, shitjen dhe faljen e teritoreve, pasurivenatyrore mbi/nën tokësore, sipërfaqen e shelfit detar, etj., tek fqinjëtdhe oligarkët për të blerë kredite që të rri në pushtet, të fitoj famë silider global dhe gjoja për të futur Shqipërinë në BE, pa plotësuarkushtet.
Dhënia me konçesion 25-42 vjet e pasurive natyrore minerare s’jubesohet të huajve, as privatëve vendas, pavarësisht reputacionit, marrëdhënieve miqësore apo fqinjësisë mirë, sepse s’ka interesekonomik, shteti humbet fitimin dhe pasurinë, kurse falja teritoreveinvestitorëve strategjikë deri në 99 vjetë, përtej jetëgjatësisë njerëzore është kolonializëm, që shumë shtete po përpiqen të çlirohen prej tij, kurse shitja e tyre është tradhti kombëtare. Këto aplikohen vetëm në vendet me sisteme politike të korruptuara, si ky që ndërtoi Berisha-Rama dhe na solli këto pasoja të rënda social-ekonomike!
Pak ditë para protestës kombëtare disa media raportuan për një biznesprivat që k/ministri Rama bëri natën fshehurazi, ku firmosi faljen e minierës nikel–kobaltit Bilisht tek një kompani Greko-Serbe dhe kur u zbulua e prezantoi atë si investim strategjik amerikanë, por dyshohetse kjo kompani ka marrë edhe vendburimin e gazit Delvinë. Akoma s’ka transparencë mbi fatin e këtyre dy pasurive natyrore minerare!
Skandalet s’mbarojnë, më 23/06/2026, ministrja ekonomisë DelinaIbrahimaj dhe k/ministri Rama njoftuan nisjen e biznesit radhës mekompaninë energjitike italiane ENI–S.p.A., firmosën memorandumin për një studim fizibiliteti, me qëllim: Krijimi i një kompanieoperatore të re, që do garantojë rezervën strategjike të naftës. Për mëshumë lexoni: https://www.gazetatema.net/politika/shqiperia-marreveshje-me-kompanine-energjetike-italiane-ibrahimaj-zbulo-i569399
Ajo theksoi se “kjo marrëveshje lidhet me zhvillimin ekonomik, sepsefurnizimi i sigurt me naftë dhe energji elektrike nënkupton siguri përproduktin e çmimet”. vazhdoi “të krijojmë ekselencë në këtë treg dhe kjo ka nevojë për studim të thelluar, të dhëna. . . të bazura në fakte dhe analiza të ekspertëve. . . të bëjmë vlerësime të plota teknike, ligjore e financiare që . . . të kemi një ide dhe plan biznesi . . . një kompani . . .që u përgjigjet nevojave të tregut . . . për ta kthyer shtetin në fitimprurës. . . të krijojmë kompani shtetërore që përdorin kapacitetetshtetërore dhe rrisin të ardhurat në ekonomi”. BRAVO!
Z. ministre, ne kemi vite që zografisim se nafta është energji dhe pa atë s’ka zhvillim ekonomik. Ne nuk vuajmë nga furnizimi me naftë, se oligarkët e importit karburanteve, shumicën e fusin kontrabandë, ca nëpër doganat e korruptuara të shtetit dhe nga porti ynë furnizohetKosova, mbase dhe disa shtete në Ballkan. Ti je në dijeni për njëkompani hajdutësh, Bankers Petroleum, oligark e k/ministrit arrogant,që me koleget tuaja, Balluku–Denaj, i falën asaj një gjobë doganore të“vogël”, 123 milion Euro. Ajo nxjerrë naftë bruto nga nëntoka jonë,mjafton për nevojat tona, por ky arroganti, për të favorizuar këtëkompani që naftën t’a eksportoj jashtë dhe atë të importitkarburanteve, shkatërroi Kombinatin e Naftës Ballsh, sepsekonkuronte me karburantet e tij. “Pëshpëritet” se vetë k/ministri meEngjëll Agaçin kanë “krushqi” të vjetër me pronarët e këtyre dykompanive, por ne se “besojmë”!
Ti ke qënë e vockël, por Shqipëria s’vuante as për energji elektrike se dikur ca inxhiniera “jo profesionist” ndërtuan “mullinjë” me ujë në lumin Drin dhe në ca “përrenjë”. Katër nga këto të “përrenjëve”,partneri juaj politik, krimineli Berisha, për të mos ja lënë havale“vëllait” tij Edi Rama, se ishin të “vjetër” dhe donin investime, ja “rrasi” falas një kompanie turke, Kurum International, duhet të jetëkjo që Nano i fali kombinatin e Elbasanit dhe dogana Durrësit i hapidritën jeshile për ti bërë xhiro mbetjeve të rrezikshme në vendetaziatike. Shqipëria, tani ka vetëm “mullinjët” në Drin, që Balluku bënëbiznes me eksport–importin e energjisë elektrike, por ka dhe ca “gjigand” që firmosin Saliu–Rama në ca përrenjë të “egër” dhe sera“xhami” që prodhojn energji vetëm kur ka shi apo diell. Këto janë me rëndësi për qeverinë se shpëtoi fshatrat nga “përmbytja” dhe ato me xham ngulen në fusha jo “pjellore” ose në male “pa kullota”. Kjoenergji ndryshon nga ajo e “mullinjëve” në Drin se qeveria bënëbiznes me privatin për liçencat, e blenë atë me çmim më të lartë pordhe kur se do, i “falë” tokën, por mundet që këta nuk paguajnë taksa, as tatime. Po edhe këto do ja falni ENI-t?, ato vetëm prodhojnë por hiqni hajdutët!

Fakirja, s’do t’a kuptoj se është viktimë e mediokritetit saj, vetëm përfirmën dhe “ndonjë kockë”, se ka fare idenë për ekselencën apobiznesin, as ç’farë nxirret në Shqipëri, naftë, krom, bakër, ar, etj., sa dhe ku shkojnë, si ndahen fitimet dhe si funksionojnë skemat e grabitjes?. Shqipërisë moj “zonjë”, si nevojitet asgjë se i ka të gjitha, naftën, energjinë elektrike, mineralet, bukuritë natyrore, etj., por kjo qeveri i ka vënë litarin në fyt popullit që kërkon, shtet ligjor, drejtësi tëpavarur, institucione ligj zbatuese të refuzojnë qokat e k/ministrit meoligarkët e tij dhe çdo punonjës të vlerësohet me meritokraci, jo me servilizëm apo nga paraqitja jashtme ose aftësia për të vjedhurtaksat, pasuritë e popullit, etj.
Pra, nafta dhe energjia elektrike s’kanë nevojë për studime fizibiliteti, të thella apo të cekëta, as me të dhëna të bazuara në fakte apo të manipuluara, as nga ekspertë të fushës apo mediokër si puna juaj, as për vlerësime teknike, ligjore, financiare apo juridike, as për ide apoplane biznesi nga ju tani pas 36 vitesh, sepse kompanitë konçesionare bashkë me Albpetrolin, jo vetëm i kanë shkatërruar këto pasuri, porkanë shkaktuar edhe një dëm kolosal në dokumentimin e të dhënavefaktike duke i manipuluar ato të gjitha për të mbuluar grabitjen e tyre. Ato asnjëherë s’kanë raportuar sakët prodhimin, investimet apo fitim, se gjithmonë kanë raportuar me “humbje” që ti shmangen detyrimevefiskale ndaj shtetit.
K/ministri Rama i di mirë këto, ai është arkitekti hartimit të skemavekorruptive, pazaret e pista që ka bërë me kompanitë konçesionare,favoret që i ka dhënë atyre, etj., po ashtu edhe ministria e linjës, specialistët e saj, AKBN-së, Albpetrolit, sigurisht edhe ju të ekonomisë që s’keni arkëtuar një lek tatim mbi fitimin nga nafta apo minierat. Por më mirë se ju e dimë ne specialistët që vetëm ngaanalizat si janë manipuluar të dhënat e vendburimeve në kontrata, me qëllim dhe në favor të kompanive konçesionare, deklarojmë me përgjegjësi profesionale se të dhënat që kanë ato janë të manipuluara,jo të sakta dhe s’duhen përdor për studime të tilla. Ky studim i bazuarnë një analizë numrash të tilla s’ka asnjë vlerë dhe pa filluar, rezultatiështë i qartë, shumë negativ, se nafta në këto vite ka dal me “humbje”.E njëjta situatë, mos më e rëndë është në miniera dhe sektorinë energjetik. Me këtë rezultat, ju do i bëni një dhuratë të çmuarkompanisë ENI, do i falni naftën dhe energjetikën, po i krijoni të gjitha mundësitë që të abuzoj ashtu siç bëjnë të gjitha kompanitëkonçesionare me asetet tona.
S’kemi asgjë me kompaninë shtetërore italiane të energjisë ENI. Ështënjë ndër kompanitë më të mëdha të naftës në botë, ka reputacion dheaktivitet kërkim-prodhimi dhe rezultate në gjithë botën. Ajo punon përvendin e saj, ekonominë dhe popullin italian, por kudo në menaxhimine pasurive me konçesion ajo s’vepron ndryshe nga kompanitë e tjeraprivate dhe s’do t’ja dijë fare për miqësinë e ngushtë private të k/ministrit Rama me Melonin, as si vend fqinj ku punojnë mijërashqiptarë apo si aleati ynë, as se po i vjenë keq për shqiptarët dhe tibëjë privilegje në administrimin e naftës dhe energjetikës.
“Gjyshin” e ENI-t, shoqërinë italiane AIPA e provuamë gjatë, shpoi ca puse nafte me debite të ulta në Drashovicë, Patos dhe zbuloi Kuçovënku mori rreth 1 milion ton naftë dhe la pas një vendburim të shkatërruar. Pas çlirimit, ne s’kishim inxhinier as teknik, por i ndryshuam rrënjëisht ato, i vumë në punë, i zgjeruam, ngritëm asetet të reja, Industrinë e Naftës, nd/jet, institucionet shkencore, arsimin e mesëm dhe të lartë se s’kishim specialistë. U zbuluan vendburime të fuqishëm nafte/gazi dhe në 1974-rën nxjerrja naftës arriti 2.25 milionton dhe në 1982-shin prodhimi gazit arriti 940 milion normal metërkub. Linjat e naftës lidhën vendburimet me rafineritë, në Cërrik, Kuçovë, Fier dhe konvergjonin në gjigandin e Ballshit. Prej atykarburantet i shpërndante treni për eksport dhe konsum të brendshëmnë qytetet me linja hekurudhore. Tani kemi vetëm trenin Fier-Vlorë që çdo ditë çonë naftën bruto për eksport që grabitë Bankers Petroleum në Patos-Marinës dhe ndanë fitimin me kastën politike PD-PS. Linjate gazit lidhën vendburimet nga Durrësi në Panaja, Cakran, Delvinë, etj., me konsumatorët kryesor, kompleksin industrial të plehraveazotike Fier, kombinatin metalurgjik Elbasan, etj. Pra, profesionalishtne jemi të aftë të menaxhojmë resurset tona, s’na duhet ENI, jemizotër në vendin ton, por ju s’po na dëgjoni.
ENI fiton konçesione kudo dhe kontratat i nënshkruan sipas situatavepolitike-sociale-ekonomike të çdo vendi dhe gjithmonë në favor të tij.Ne specialistët e Institutit Naftës, në takimin me Ylli Bufin në 1997-tën, i kërkuam që industria pasurive minerare të qëndroj shtetërore,qeveria të pezulloj ligjin e privatizimit që miratuan Berisha-Nano në 1994-rën, të shtetëzoj Patos-Marinës, vendburimet tjera të naftës/gazitdhe fushatë e reja të kërkimit, që ka përgatitur Instituti Naftës, tioperoj Albpetroli. I dhamë shembuj si t’a transformojmë/zhvillojmëkëtë industri në ekonominë e tregut nën pronësinë e shtetit, kuAlbpetroli të operoj naftën tonë dhe të zgjeroj aktivitetin jashtë shtetit duke marrë me konçesion vendburime apo zona kërkimi, nën studimetshkencore të Institutit Naftës. Nga ajo ditë AGAIT jo vetëm që s’japamë më fytyrën, por s’na ktheu asnjë përgjigje rreth kërkesave tona.
Sot, pas 36 vitesh, Albpetroli s’do ishte si ENI italian, PETRONASI në Malajzi, SINOPEC në Kinë, etj., dhe të konkurronte me to, po s’do ishte as ky që kemi, që jo vetëm s’operon as ato pak puse që s’janë privatizuar por bënë pazare me konçesionarët oligarkë dhe bashkë grabitin fitimin, shkatërrojnë vendburimet e naftës/gazit dhe asetet e tyre.
Në mbyllje k/ministri Rama, foli për marrëdhëniet strategjike me Italinë, raportin dhe qasjen e tij me ENI-n, aktivitetin e tij në kërkimine gazit në bllokun e Dumresë dhe tha se me këtë memorandum përstudim fizibiliteti, hedhim hapin e parë që të zgjerojm aktivitetin e tijnë Shqipëri. Pasi i shprehu Eni-t mirënjohje për gatishmërinë dhebashkëpunimin, ai theksoi se: “Me firmosjen e këtij memorandumihapim rrugën që pa hyrë gushti të rikthehemi këtu për të deklaruarregjistrimin e kësaj kompanie të re” që “të marrë përsipër edhegarantimin strategjik të naftës”, . . “që do të jetë një model i ri i qasjes ndaj tregut kombëtar, por edhe rajonal të hidrokarbureve”.Për më shumë lexoni (Agjencia Telegrafike Shqiptare): https://ata.gov.al/2026/06/23/memorandum-per-krijimin-e-operatorit-te-hidrokarbureve-rama-garantojme-rezerven-strategjike-te-naftes/
Ai foli gjatë, por jo qartë, u hallakat mjaftë me propagandën, por jo sakët për objektivin e operatorit ri, me sa duket edhe për këtëmarrëveshje ka zero transparencë. Mendojmë se k/ministri Rama, përveç Bllokut Dumresë ku ENI ka nënshkruar një marrëveshje për kërkim gazi me shtetin, me veton e tij, po i fal shfrytëzimin e vendburimeve të naftës/gazit, përpunimin e saj, shpërndarjen nëtregun e brendshëm, eksportin, etj., dhe menaxhimin e energjetikës. Shqipëria me ketë kontratë po i thotë GOODBYE Industrisë Naftës dhe Energjetikës. Po bënë atë që se bëri dot Berisha para zgjedhjeve në 2013-tën që donte ti falte kompaninë Albpetrol, mikut tij RezartTaçi, por dështoi.
Vërtetë ne jemi vend i pasur, me sesurse natyrore, por jo aq shumë sat’jua falim oligarkëve, edhe kur ato janë në fund të shfrytëzimit, d.m.th kur nxjerrinë naftë me litra, si në Finiq-Krane. Ato janë të pa zëvendësueshme, s’janë me bollëk, pakësohen çdo ditë në koren e tokës dhe çmimi tyre ndryshon me orë në tregun botëror. Dhënia me konçesion nënkupton t’i ndajmë ato apo fitimin që del prej tyre me njëtjetër, që në kontratën më të mirë është 50/50% se edhe këtë se merrënga privati i huaj, apo vendas. Po vuajmë prej vitesh korrupsionin, me terma të manipuluara në kontrata, ku shteti s’merrë asnjë lek fitim porpo humb edhe pasurinë e tij. Sepse privati në plan ka vetëm fitimin, e merrë atë që do me abuzime, me regjime të sforcuara dhe s’është e lehtë t’a kontrollosh atë apo fitimin, aq më tepër që s’je partner në aktivitet me të dhe ai s’do t’a di sa rezerva lë në shtresë, pasojatekonomike dhe kur fitimi arrinë pikën kritike ai menjëherë largohet. Prandaj, ato s’jepen me konçesion as tek kompani me emër apo me teknologji të avancuara, vetëm se beson marrëzisht në reputacionin e tyre. Teknologjia sot është mall tregu, e blenë çdo kompani, shitetbashkë me katalogun e përdorimit dhe specialistin.
Pasuritë minerare janë një llukës i madh për ata që i kanë, mjerim përata që si kanë, mallkim për ata që s’duanë apo s’dinë t’i menaxhojnë, prandaj ato nuk i jepen privatit. Jo më kot rreth 95% e vendeve nëbotë, përfshirë Italinë, i kanë ato pronë shteti dhe i operojnë mekompanitë e veta. Dëgjoni sugjerimet tona të sinqerta, se ne jemidiaspora me eksperiencë në kompani private dhe shtetërore. Privatiinveston shumë pak në shkencë për naftën, dokumentacionin apostudimet mbi regjimin e shfrytëzimit dhe vrojtimin e parametrave në ecuri, siç i ndiqnim ne me projekt përpunimi, etj. Ai investon vetëm nëteknologji që të nxjerrë më shumë naftë/gaz dhe të fitoj më shumëpara sot, bile edhe kur e ka pasurinë e tij, që t’i investoj ato nesër dikutjetër, pa llogaritur pasojatë e rënda që i lë pas shtetit.
Sa më sipër, furnizimin me naftë po e garantojnë oligarkët privat me çmim tregu, qeveria shton taksat sa i do qejfi dhe konsumatori ynëgrabitet mjaftë mirë! Furnizimin me energji elektrike po e garantonvetë shteti dhe mirë bënë, se në raste krizash energjie, qeveriandërhynë dhe rregullon çmimin në tregun e brendshëm. Kështu e ka gjithë lindja mesme, etj., sepse i shërben interesit publik, por privati se bënë kurrë atë se aplikon çmimin e tregut. Por qeveria jonë po bënë tëkundërtën, atë që populli se përballon dot, as në kohë normale, me tëardhurat që siguron. Qeveria italiane se ka këtë problem sepse shteti zotëron pjesën e majme të pronësisë tek kompania ENI dhe bashkërregullojnë çmimin në tregun e tyre.
Prandaj qeveria s’duhet t’a shkoj ndërmend këtë aventurë të çmendur,që ti japë ENI-t apo ndonjë tjetër, administrimin e vendburimeve të naftës/gazit që kemi zbuluar ne dhe energjetikën, HEC-et, termocentralet, etj. Ato duhen shtetëzuar urgjentë për ti vënë në shërbim të ekonomisë dhe çdo qeveri që do të vijë në pushtet, menjëherë, të investoj ndërtimin e një rafinerie nafte që të konkurrojme karburantet e saj privatin dhe gjithë këto asete të jenë pronë shteti, qeveria duhet të ushtroj kontroll të rrept mbi këto dhe jo ti përdor përti grabitur fitimin, siç bëjnë për vite Sali Berisha me Edi Ramën që kompaninë Albpetrol, etj., i kthyen në biznes privat dhe ato dalinvetëm me humbje. Mjaftë i grabitët burimet natyrore dhe u tallët me këtë popull, me djersën dhe gjakun e tij, ju politikanë antikombëtar!
Nafta, energjia dhe mineralet ishin me fitime kolosale deri në 90-tën, por i zhyti në humnerë korrupsioni masiv që në 36 vite po bënëkërdinë dhe akoma më e rëndë është babëzia e kastës vjetër politike me oligarkët e saj, që për të vjedhur sa më shumë në kohë, po i shkatërron plotësisht resurset minerare dhe energjetike. Shitja e tyre apo dhënia me konçesion privatit, kushdo qoftë ai, pasuron vetëm atë, s’rritë të ardhurat e shtetit, as mirëqenien e popullit, nuk hap vende të reja pune, as zgjidhë krizat e energjisë, që po bëhen më të shpeshta, ngadalëson mjaftë zhvillimin e ekonomisë, i shkatërron ato se privati përdor shfrytëzim të sforcuar dhe përjashton qeverinë të ndërhyjë që të rregulloj çmimin e karburanteve në tregun e brendshëm për të ndihmuar popullin. Pra, k/ministri Rama, kundër ligjit privatizimit, me veton e tij, fshehurazi nën zhurmën e protestës po i dhuron asetetmiliarda Euro kompanisë ENI, që të blejë kredite për të çuarë vendin në BE që të dalë nga gremina ku ka rënë, të fshihet pas ENI-t sipartner në biznes që ti vjedhë ato edhe kur të mos jetë më në pushtetdhe pastron paratë që i ka vjedhur popullit.
Qeveria reklamon resurset minerare dhe energjetikën si pa fitim, se gjoja duanë investime dhe e përdor si shkak që t’jua fali ose shesë ato oligarkëve strategjik, pa analizuar arsyet dhe pasojat pse ato në 36 vite dalin me humbje?! Ky është një mashtrim ku qeveria gënjen publikun. Nd/jet që administrojnë ato janë më të mëdhatë në vend, të fuqishme dhe strategjike, sigurojnë mjaftë të ardhura për ekonominë dhe janë me fitim, por keq-qeverisjet e kastës vjetër politike Rama-Berisha i grabitin dhe mbushën me hajdutë, patronazhist, jo specialistë, etj., ipërdorin si “bankë” private për të blerë vota. Oligarkët vjedhin fitimet,kompania Bankers Petroleum, etj., ka raste që energjinë elektrike s’japaguan Albpetrolit, Rama-Balluku-Denaj i falën 123 milion Euro, etj. Kështu ato s’dalin me fitim dhe do jenë me fitim vetëm kur ti hiqenprivatit dhe të bëhen pronë shteti, të administrohen nga nd/jet e shtetit, Albpetrol, Albchromë, Energjisë, të drejtohen nga specialistët e fushësme eksperiencë, të pastrohen nga hajdutët, parazitët, të shkrihet AKBN-ja dhe të zhvillohen me para publike si në Norvegji, Itali, Singapor, lindja mesme, etj.
Kompania ENI S.p.A, në vitin 1990, si shumë të tjera hyri në biznesin e hidrokarbureve, në shelfin detar por dështoi dhe në 2019 në bllokun e Dumresë, kurse tani k/ministri po i dhuron naftën dhe energjetikën. Ajo ka bërë punime sizmike, studime dhe mendojmë se ka projektuar pus, por shpimi ende s’ka filluar se kërkimi në zonat e reja ka rrisk të lartë dhe me sa duket ajo kërkon partner që të ndajë atë apo po pretë fitimet nga vendburimet tona të naftës për ti investuar në Dumre ose e sheh atë jo me shumë interes. Vendburimet tona janë në shfrytëzimprej dekadash, të kompletuar me të gjitha, s’duan investime, prandajoligarkët i kanë sytë vetëm tek ato se fitimi është i sigurt dhe kërkimi për ata s’ka interes. Kompanitë që marrinë dhuratë nga qeveria vendburimet, vijnë pa kapital financiar, me duar në xhepa, fitojnë ngashfrytëzimi dhe bëjnë pak investime vetëm për ti shfrytëzuarbarbarisht, për interesin e tyre.
Eksperienca jonë me kompanitë konçesionare, në vendburimet e naftës/gazit, është e hidhur dhe tregon se ato kanë marrë edhe blloqepër kërkim, por asnjëra s’ka aktivitet në ato edhe se kanë fitimekolosale nga grabitja e naftës sepse si paguajnë asnjë detyrim financiarshtetit. Këto kompani i përdorin ato vetëm për të raportuar shpenzime operative, gjoja investime, që të raportojnë se dalin me humbje.
Prandaj, ne i bëmë thirrje protestës kombëtare dhe po e përsërisimprapë që në kauzat e saj të kërkoj: “Shfuqizimin urgjent të ligjitprivatizimit të pasurive natyrore minerare dhe asetet e tyre që të shpëtojmë ç’farë ka mbetur. Pezullimin e kontratave, shtetëzimindhe kalimin e tyre nën administrim kompanive shtetërore. Ngritjen e institucioneve shkencore dhe sektorit për kërkim në fushatëperspektive. Pezullimi kontratave është i natyrshëm, pa u ndëshkuarshteti, se ato janë me shkelje në termat e tyre!” (H. M. Shehu, I. Tushe–Thirrje protestës, A duhet të protestojmë edhe për grabitjen dhe shkatërrimin e pasurive natyrore minerare?, më 19/6/2026).
Pezullimi i këtij ligji do të jetë suksesi më i madh se arritjet e deritanishme, sepse dëmi që ky k/ministër i pa përgjegjshëm dhe antikombëtar, në këtë turbulencë të egër politike, po i sjellë vendit duke i hequr miliarda Euro pasuri minerare dhe Energjitikën, ështëjashtëzakonisht i madh, i parikuperueshëm, i pakthyeshëm dheShqipëria me pasuritë e veta do mbetet përjetë e skllavëruar dhe vasali oligarkëve privat. Konçesionet po zhdukin gjithçka që i duhetpopullit tani dhe brezave të ardhshëm të kombit tonë!
Kompania ENI dhe qeveria italiane, s’duhet t’a pranojnë këtë ofertëprivate të një k/ministri dhe parlamenti në shtet rrethim ngaprotestuesit që me kërkesat e tyre indirekt i kanë hequr atij të drejtën e firmës, sepse populli që e votoi se mbështet më, por ai me dhunë po mbanë “vulën” dhe karrigen. Ai me këtë konçesion po bënë pazare tëpista që të fshihet pas ENI-t si investitor strategjik që të pastroj paratëe korrupsionit. Por zëri i protestës, që është zemërimi i popullit ndaj tij, po kërkon pezullimin e ligjeve mbi pasuritë natyrore se janë nëkundërshtim me kushtetutën e Shqipërisë. Prandaj konçesioni është i paligjshëm dhe mos e pranoni, se një ditë mund të përballeni me revoltë popullore dhe do të dështoni. Qëllimi i tij mafioz dhe me kaq shumë nxitim tani në largim e sipër fshehë djallëzi, që ti bëjë gropënpopullit dhe Shqipërisë, të zhdukë gjithçka me vlerë në këtë vend për t’a lënë në skllavëri dhe varfëri të përjetshme, prandaj për reputacionintuaj, miqësinë mes popujve tanë dhe me emigrantët Shqiptarë qëbashkëjetojnë me ju, në traditën tuaj ky konçesion është një “gjah” i ngordhur dhe s’duhet t’a pranoni.
Vendi kërkon urgjentë një qeveri që punon për popullin dhe tëardhmen e kombit, e dal nga një klasë politike me ide dhe vizion përzhvillim, por jo tradhtarë që mbushin xhepat e tyre, blejnë kredite me taksat dhe pasuritë tona për të qëndruar në pushtet që të vazhdojsundimin dhe grabitjen. Kjo kastë politike ndërtoi autokracinë por jo demokracinë, bëri pronë politikën, shkatërroi shtetin, institucionet, drejtësinë, shkencën, shëndetësinë, arsimin, kulturën, sigurinë e jetës, etj., i mbushi ato me rrongo-xhongo, hajdut, drogaxhinj, kriminel, injorant pa ide zhvillimi apo administrimi të pasurive publike dhe tani që kapi fundin po copëton dhe shet Shqipërinë, pjesë-pjesë si mall tregu oligarkëve vendas apo të huaj, po e boshatis dhe mbush me emigrantë. Ç’farë si ka bërë kjo klasë politike këtij populli!?
Z. K/ministër, pse po i dhuron ENI-t Italian naftën dhe energjetikënpër t’i administruar, ato janë gjaku dhe djersa popullit tonë, ti po i bënë pasurisë kombëtare ceremoninë e fundit, varrimin! Të këshillojmë publikisht, të heqësh dorë se ne jemi akoma të aftëprofesionalisht që t’a administrojm atë dhe më mirë se çdo operator privat, ne i kemi kompanitë shtetërore operatore, n’a mungojnë vetëmInstituti Naftës. Ti ke vetëm një zgjedhje, bëjë atë që po të kërkonpopulli, JEPË DRËHEQJEN dhe largohu nga ajo karrige!

