‘Hallexhia’ socialiste paraqitet në GJKKO për skandalin e tenderëve të AKSHI-t
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur mesditën e kësaj të enjteje në ambientet e GJKKO-së, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për skandalin e dyshuar të tenderëve në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Sipas dosjes hetimore, Karçanaj fillimisht ishte vendosur nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa më pas Gjykata e Lartë ka vendosur zbutjen e masës në “detyrim paraqitje”. Kjo masë e lejon atë të qëndrojë në gjendje të lirë, por e detyron të paraqitet periodikisht pranë organeve të drejtësisë, ndërsa hetimet vijojnë për mënyrën e zhvillimit të disa procedurave të prokurimit publik.
Në të njëjtën çështje janë marrë të pandehur edhe zëvendësdrejtoresha Hava Delibashi, si dhe disa biznesmenë të përfshirë në hetim, mes tyre Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta, të cilëve u është vendosur masa e ndalimit të largimit nga vendi. Karçanaj akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në bashkëpunim të dyshuar me persona të tjerë, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rolin e secilit të përfshirë në këtë dosje.

