Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë, artisti publikon foton e veçantë të foshnjës së sapolindur
ëngëtari i njohur Adrian Gaxha, i cili prej kohësh ka qëndruar larg vëmendjes publike dhe skenës muzikore, është bërë baba për herë të parë, pas kurorëzimit të dashurisë me Sidorela Dautin.
Ka qenë vetë këngëtari ai i cili ka publikuar në rrjetet sociale një foto të foshnjës të sapolindur, por pa zbuluar gjininë.

“Mirë se erdhe engjëlli im”, ka shkuar ai krahas një fotoje to dorës së bebes dhe partneres së tij në rrjetet sociale, ku dhe nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë dhe ndjekësit e tij.
Adrian Gaxha ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg mediave dhe fotot krah partneres së tij në rrjetet sociale janë të pakta.
Romanca e tyre ishte vënë re që prej verës së kaluar, kur çifti u shfaq duke shijuar pushimet së bashku, duke sinjalizuar se lidhja po bëhej gjithnjë e më serioze, ndërsa tashmë janë bërë prindër

