“Mjeshtrja’ e tenderave Pogaj mes bosëve të drogës, ndihmoi Mir Pepën të pastronte paratë e kokainës
Ja si miksohen paratë e trafiqeve të drogës me paratë publike nga tenderat në vlera miliona euro nga shkollat te hidrocentralet sipas SPAK
Drejtuesja e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara Arlinda Pogaj, e njohur si ustallesha e tenderave, ka ndihmuar bosin e kokainës Jetmir Pepën allias Marashi në pastrimin e parave të drogës, duke miksuar paratë e trafiqeve me paratë publike. Në korrik të vitit 2025, Linda Pogaj ka firmosur për kompaninë Pepa Group të Mir Pepës tenderin 1.8 milionë euro për rikonstruksionin e Maternitetit të Fierit.Në kohën kur Pogaj ka firmosur tenderin, kompania e Mir Pepës, i njohur edhe si ‘Kozanova i Bllokut’, ishte nën hetim nga SPAK për pastrim parash. Tenderi dyshohet si korruptiv. Janë skualifikuar oferta më të ulta se sa oferta e Pepa Group, e sekustruar nga SPAK si aset kriminal. Oferta e Pepa Group është gati sa fondi limit. Nisur nga fakti që Mir Pepa sipas SPAK ka trafikuar tonelata kokainë, besohet se ka hyrë në tendera me qëllim primar kamuflimin dhe pastrimin e parave të trafikut të drogës.Rolin e sekserit sipas prapaskenës dyshohet se e ka luajtur bashkëshorti i zonjës Pogaj, Edigen Pogajt, i cili punon tek Lush Osmani. Nga ana tjetër, bosi i drogës Mir Pepa është ortak me Lush Osmanin e Shpresa Al, në koncensionin për ndërtim, operim dhe transferim të hidrocentralit ARSTI. Bashkëshorti i Alrinda Pogajt punon pikërisht pranë kompanisë Shpresa Al, e cila është ortake me kompaninë Pepa Group për ndërtimin e hidrocentralit, sekustruar nga SPAK si aset kriminal.
Arlinda Pogaj mes bosëve të drogës
Administratorja e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara Arlinda Pogaj ka firmosur dhjetëra milionë euro tendera për kompani, pas të cilave fshihen bosë të trafikut të drogës dhe prostitucionit, pra figura të krimit të organizuar. Sipas prapaskenës tenderat e firmosur dyshohet se janë paracaktuar me pazar në tavolinë nga bashkëshorti i zonjës Pogaj dhe bosët e drogës.Që pas emërimit në krye të Operatorit të Tenderave si e besuara e një ministri, Arlinda Pogaj, vetëm me dy figura të krimit ka firmosur mbi 15 milionë euro tendera. Bëhet fjalë për ish bosin e prostitucionit në Piacenza të Italisë, Lefter Lamaj, i dënuar me 11 vit burg, i cili fshihet pas kompanisë përfituese Devis shpk, ndryshuar emrin në Abi’s shpk, kaluar në emrin e bashkëshortes Kristinka Leka, si dhe për trafikantin e drogës Gëzim Salillarin, i njohur si Gëzimi Kashtës, i dënuar me 11 vite burg për trafik kokaine dhe heroine, i cili i përfiton paratë publike përmes kompanisë Rej shpk, në të cilën është aksioner me 20 % përmes kompanisë Kliva, me ortak të vetëm Salillarin.Arlinda Pogajt ka fismour tendera edhe për kompaninë farmaceutike. Madje, në 4 nëntor 2025, Prokuroria e Tiranës arrestoi ish kreun e FSDKSH, Spartak Zekja, për një tjetër skemë mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve me kompaninë. Arlinda Pogaj ka firmosur me pazar në tavolinë miliona euro tendera për kompaninë Mektrin Motors të Edmond Shahinit. Mediat kanë raportuar se Shahini ka qenë nën hetim në Itali për trafik droge dhe kontrabandë makinash në vitin 2008. Shahini përfaqëson një nga linjat kryesore të pastrimit të parave me makina.

