Sport

Pas humbjes së Topit të Artë, Mbappé zemëron Kinën dhe humbet dy sponsorë

Pas humbjes së Topit të Artë përballë Harry Kane, sulmuesi francez përballet me një tjetër goditje, këtë herë për shkak të një komenti që zemëroi Kinën.

Kylian Mbappé po kalon ditë të vështira. Pas vendit të dytë në garën për Topin e Artë 2026, sulmuesi i Real Madridit u përball me një tjetër problem, pasi dy kompani kineze, Dongpeng dhe Mengniu, njoftuan ndërprerjen e bashkëpunimit me të.

Shkak u bë një video në të cilën francezi komentonte me humor memet që qarkullojnë në internet. Pasi u shpreh kundër krahasimit të tij me ish-diktatorin afrikan Mobutu, Mbappé përmendi një fotomontazh të mundshëm me fytyrën e tij mbi atë të një diktatori kinez, në një referencë që u interpretua si aludim për Mao Ce Dunin.

Komenti shkaktoi reagime të ashpra në Kinë, ndërsa dy kompanitë e konsideruan atë fyes për popullin kinez dhe ndërprenë marrëveshjet me futbollistin. Sipas raportimeve mediatike, në Kinë u pezulluan gjithashtu transmetimet e ndeshjeve të La Ligës. Mbappé kërkoi më pas falje, por episodi e vendosi në qendër të një polemike që tashmë tejkalon kufijtë e futbollit.

Kaosi nxiti një kërkim falje nga vetë lojtari. “Komenti im ishte i papërshtatshëm dhe tani e kuptoj se lëndoi shumë njerëz në Kinë dhe në komunitetet kineze anembanë botës”, tha ai në një deklaratë. “I kërkoj falje kujtdo që u ofendua nga fjalët e mia. Absolutisht nuk ishte qëllimi im. Kam një respekt të thellë për popullin kinez dhe historinë e tyre dhe më vjen sinqerisht keq.”