Prapaskenat e Reformës në Drejtësi/ Meta: U luajt lojë e madhe! SPAK-u të kthehet në rrugën e Zotit!
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se gjatë Reformës në Drejtësi u luajt një lojë e madhe që ajo të mos miratohej me konsensus.
Në një intervistë nga qelia e paraburgimit për emisionin “Off the Record”, Meta akuzoi ish-kreun e PD-së Lulzim Basha, se me lojërat e tij dhe ndihmën e McGonigal-it, ia dha Reformën në Drejtësi Edi Ramës.
Gjithashtu Meta tha ndër të tjera se shpreson që SPAK-u dhe gjykatat “të kthehen në rrugën e Zotit”.
Meta: Nuk është se nuk e kam pritur mënyrën e arrestimit. Unë kam qenë i ndërgjegjshëm për këtë grusht shteti, që të bëhen ligje mbi Kushtetutën. S’është faji i 140 votave, problemi është te ligjet anti-kushtetuese. Ato 140 vota i bëri vetëm Ilir Meta, dhe këtë e ka pranuar edhe ambasadori Lu. Ishte një lojë e madhe që mos miratohej reforma me konsensus, por të shfrytëzohej si një moment për të përçarë PD-në, që ndodhi më vonë me ndihmën e Lulush-it. Reformën në Drejtësi e bëri PD, në mënyrë që Luli me lojërat e tij dhe me ndihmën e McGonigal-it, t’ia jepte Reformën në Drejtësi Ramës. Pse Luli s’e çoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Arta Markut?!

