Politikë

Presidenti Begaj dekreton hyrjen në fuqi të marrëveshjes së huas me SHBA-të

Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar shpalljen e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).

Përmes dekretit, të firmosur më 30 korrik 2026, Kreu i Shtetit ka dhënë gjithashtu pëlqimin që ligji të hyjë në fuqi menjëherë.

Presidenti Begaj dekreton hyrjen në fuqi të marrëveshjes së

Me dekretimin e Presidentit, ligji që ratifikon këtë marrëveshje merr fuqi menjëherë, duke i hapur rrugë zbatimit të saj pas përfundimit të procedurave ligjore.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 74 vota më 27 korrik 2026 marrëveshjen e huasë me SHBA-të. Ishte vetëm PS ajo e cila votoi pro marrëveshjes, pasi deputetët e PD bojkotuan votimin, ndërsa e dërgoi marrëveshjen në Kushtetuese.

Marrëveshja parashikon një hua në vlerën totale prej 302 milionë dollarësh amerikanë, në kuadër të programit të Financimit të Jashtëm Ushtarak.