Aktualitet

Pse mbahet e mbyllur në sirtarët e Prokurorisë dosja kriminale e “Kullës Alban Tower”, dhe avokates ‘grabitqare’ Evelina Qirjako

Ka kohë që pronari i tokës Konstandin Bashos mbi të cilën  shoqëria ndërtuese  “Al&GI” Shpk me ndërtues, Alban Xhaferri dhe projektues Marco Casamonti që po ndërton “Kullën Alban Tower” në qendër të Tiranës, i është drejtuar, Kryeministrit Rama, Bashkisë Tiranë, audituesve të krimit ekonomiko-financiar, KLSH-së, ASHK-së, policive bashkiake e ndërtimore, IKMT-së, Shërbimeve të Mbrojtes nga Zjarri, Sizmikes, Sigurisë Kombëtare kur bëhet fjalë për zyra kombëtare dhe ndërkombëtare madje edhe një përfaqësie diplomatike shumë të rëndësishme perëndimore, për mafian e lidhur me zyrtarë , ndërtues, kontrabandistë dhe trafikantë.

Ndërtesa apo siç quhet “Kulla Alban Tower” ndodhet  ngjitur me Gjykatën e Lartë, ku para disa vitesh ka punuar si gjyqtare edhe Evelina Qirjako. Më vonë ajo u largua nga ky institucion, prej vetingut, por sërish punon shumë pranë Gjykatës së Lartë. Dhe kësaj radhe jo më si gjyqtare, por si avokate e Alban Xhaferrit. Me sa duket lidhjet e vjetra e forcojnë  më shumë miqësinë, kur në mes futet biznesi dhe përfitimet.  Është pikërisht avokatja aktuale e “Kullës Alban Tower”,  Evelina Qirjako, e cila ka porositur ambiente për zyra e banim, pikërisht në “Kullën Alban Tower”, të shoqërisë AL&GI me pronar Alban Xhaferri. Po tek kjo  firme ndërtimi Evelina Qirjako që nga koha që ishte gjyqtare në Gjykatën e Lartë, i paguante vit për vit miliona lekë për  kontratë sipërmarrje. Madje këto shpenzime Evelina Qirjako i ka deklaruar në Deklarimin e pasurisë, pa filluar ngjizja e vettingut, e cila e detyroj që të japë dorëheqje ,pa kaluar në vetting, sepse dokumentat dhe pagesat tek  shoqërisë AL&GI me pronar Alban Xhaferrin kishin lënë gjurmë.

NOA

Ka edhe pagesa të tjera tek kompani të tjera , por ne sot po analizojmë pikërisht shoqërinë AL&GI të Alban Xhaferrit, pasi në këtë kullë,  Evelina që është njëkohësisht edhe avokate e shoqërisë së Abanit, ka marrë objekt banimi & zyrash. Pra, është Evelina që ka përpiluar kontratën si avokate nga njëra anë për marrëdhëniet e kontraktore sipërmarrëse midis  shoqëria ndërtuese  “Al&GI” Shpk me ndërtues Alban Xhaferri dhe Kostandin Basho pronari i truallit. Në Nenin 2, pika 3 të kontratës për përcaktimin e ambienteve është përcaktuar se pronari  Kostandin Basho do përfitojë një sipërfaqe të caktuar, e cila do të merret prej tij në katet L5, L6, L9, L10. Madje thuhet në pikën 3 të nenit 2 se : në përfundim të godinës, dhe pas realizimit të matjeve përfundimtare nëqoftëse rezultojnë diferenca në sipërfaqe, ato do kompensohen me sipërfaqe.

Ja 2 deklarata të Evelina Qirjakos, gjatë kohës që ishte anëtare e Gjykatës së Lartë:

SHPENZIME TË DEKLARUARA 2013: Detyrime të paguara në vlerën -89 250 euro sipas kontratës së sipërmarrjes më shoqërinë AI&GI shpk.

SHPENZIME TE DEKLARUARA 2015: 1) Detyrim gjendje në datën 31 dhjetor 2015, ndaj shoqërisë AI&GI shpk sipas një kontrate sipërmarrje në vlerën 15 750 euro. Detyrimi nuk është shlyer pasi firma ka ndërprerë punimet.

2) Detyrim gjendje në datën 31 dhjetor 2015 ndaj shoqërisë AI&GI shpk, vlera 6 750 Euro.
3) Likuiduar gjatë vitit 2015 shuma 27 000 euro në shkurt dhe 20 000 euro në prill, sipas një kontrate sipërmarrje me shoqërinë Mane-TCI shpk

Por çfarë ndodhë tani ? Avokatja Evelina Qirjako, që ka paguar miliona, dhe për të cilën SPAK duhet të nisë hetimet e menjëhershme, pasi këto marrëveshje dhe këto pagesa janë bërë në kohën që znj. Evelina Qirjako ka qenë gjyqtare në godinën e Gjykatës së Lartë, ngjitur me Kullën Alban Tower, ku sot ajo është e punësuar si avokate dhe për të cilën ka firmosur në dijeni, pjesë të kontratave të saj si blerëse e porositëse, por edhe për palët pronare të truallit. E theksojmë këtë fakt pasi pronari i truallit Kostandin Basho, denoncon faktin që në katin e 6-të që ai e ka me kontratë, është futur Avokate Evelina, e cila edhe pse e di shumë mirë shkeljen e kontratës nga palët, duke i zaptuar pronarit legjitim të truallit pronën e tij, pikërisht katin e 6-të. Është pikërisht ky objekt i  shoqërisë ndërtuese  “Al&GI” Shpk me ndërtues Alban Xhaferri dhe projektues Marco Casamonti që po ndërton “Kullën Alban Tower” në qendër të Tiranës, ku anti-mafia italiane, krimi ekonomiko-financiar, SPAK,BKH dhe strukturat e Byrosë së Hetimit të BE, zbarkuan pasi call-centrat ishin instaluar dhe u larguan për gjithë natën, dhe një pjesë u kapën tek kulla tek këndi i lojërave tek rruga e Elbasanit.
 

Pra Av. Evelina , ish-gjyqtare e Gjykatës së Lartë ka blerë katin e 6-të, edhe pse ky kat, është me kontratë ndërmjet ndërtuesit dhe pronarit, i Kostandin Bashos. Por në bashkëpunim mes tyre, ndërtuesit Alban Xhaferri dhe Av.Evelina Qirjako kanë grabitur pronën e pronarit të tokës Kostandin Basho. Të paktën gjykatat, krimi ekonomik, SPAK dhe BKH, bashkia, Hipoteka, nuk do ta falin Av. Evelina Qirjako, pasi ajo edhe në bazë të korrespondencave me avokatë të pronarit Kostandin Basho e dinte shumë mirë që ky kat ishte i pronarit të tokës, dhe jo të shqyhej për zyra nga Evelina !!! Ky është një fakt i pamohueshëm që Evelina me dashje dhe me ndërgjegje të plotë dhe në keqëdashje ja ka blerë pronën Alban Xhaferrit, duke qenë e vetëdijshme se po ja grabiste pronarit legjitim Kostandin Basho, i cili gëzon kontratë sipërmarrje për përcaktimin e pjesëve takuese në objek. Për më tepër që Av.Qirjako e di shumë mirë ndarjen e pronësisë dhe kontratën e shkëmbimit, pasi e ka përgatitur dhe këshilluar vetë pronarin Alban Xhaferri. Pra, ish gjyqtarja e Gjykatës së Lartë është e ndërgjegjshme për grabitjen që po bën, dhe se në ato ambiente ajo po zhvillon aktivitetin e saj avokator. Edhe pse kanë kaluar 25 vite, ende pronari i tokës Kostandin Basho  nuk ka marrë pronën e tij.

Ndaj në këto kushte  pronari i tokës dhe avokati i pronarit,  kërkojnë nga Prokuroria dhe prokurorja e çështjes, znj. Blerta Hamza, të hetohen në mënyrë të posaçme elementë të korrupsionit dhe veprave të tjera penale të lidhura me çështjen të cilat janë kompetencë e SPAK, duke verifikuar dyshimet se i kallëzuari, ka disponuar në mënyrë të paligjshme pasurinë tonë duke e dhënë me qira subjekteve të dyshuara për veprimtari kriminale në fushën e call-centerave, ku u grabitëm rreth 20 milion euro, si dhe nëse marrëdhënia kontraktore e pretenduar me këto subjekte ka qenë fiktive. Në këtë kullë në pjesën e pronarit strehohen ambasada, trafikantët e call-centerave dhe zyra të tjera palë me Aban Xhaferrin?! E nëse Prokuroria e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm” Tiranë do të kishte avancuar me dosjen e cila sot vazhdon të flejë gjumë në sirtarët e saj, situata do të ishte ndryshe, dhe banda e Call-Center të ”Alban Tower”, që grabisnin qytetarët italianë, të disa vendeve europiane, amerikanë e kanadezë, sot do ishin të gjithë në qelitë e burgut dhe jo në drejtim të paditur. Ndërtuesi i kullës Alban Xhaferri, është kallëzuar  për shtesa pa leje, objekt të pakolauduar dhe zaptim të pronave të të tjerëve. Është koha që edhe  ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Evelina Qirjako, sot avokate pranë shoqërisë ndërtuese “Al&GI” Shpk të dërgohet në biruca…