Aktualitet

SHKËLQIM FUSHA-DRITAN AGOLLI/ Mbi 100 milionë euro tendera të dhëna nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për Fushën, një tokë “dhuratë” Dritan Agollit dhe heshtja kriminale e drejtësisë

SPAK dhe BKH prej kohësh kanë nisur një aksion në valë të gjërë për gjurmimin e mardhënieve korruptive mes drejtuesve të sektorëve shtetërorë dhe atyre privat. Rrjedhimisht ndjekin edhe pasuritë dhe pronat e vëna si pasojë e mardhënieve korruptive.
Këto aksione dhe hetime kanë rritur besimin e publikut ndaj Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, por ka edhe raste që nga mos veprimet e kësaj strukture, besimi i publikut lëkundet. Një ndër rastet që është denoncuar me prova dhe fakte është mardhënia korruptive e bisnesmenit Shkëlqim Fusha me drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Edhe pse si z. Fusha ashtu edhe z. Agolli frekuentojnë rregullisht objektet e kultit ku ata besojnë, nuk dimë nëse Zoti ka marrë përsipër tia “amnistojë” vjedhjet që janë kryer në kurriz të Shqiptarëve.
Ne si redaksi e priza.al kemi disa kohë që kemi ngritur pikëpyetje serioze edhe rreth mardhënies së Dritan Agollit dhe Shkëlqim Fushës. Një mardhënie institucionale midis “Fondit Shqiptar të Zhvillimit” dhe “Fusha shpk” ku përveçse i janë dhënë firmës Fusha mbi 80 milionë euro tendera duket se ka kaluar në mardhënie personale miqësie me dhurime dhe shkëmbime pronash, ashtu siç është dhe kjo tokë tek zona e TEG, ku i përkiste familjes Fusha e tashmë i përket Dritan Agollit. Për të mos përmendur me detaje se si rezidenca “Sofia Hill” ku është ndërtuar në tokën ngjitur me atë të Dritan Agollit, është e banuar dhe pronarë apartamentesh janë persona me mbiemër Fusha dhe Agolli. Të gjithë të afërm të Shkëlqim Fushës dhe Dritan Agollit.
E nëse të afërmit e Shkëlqim Fushës është normale që të banojnë në rezidencat e ndërtuara në pronat e familjes së vet, po familjarët e Dritan Agollit çfarë i lidh me këto prona?
Mbi 80 milionë eurot e tenderave të dhëna pa garë dhe në mënyrë të dyshimtë firmës Fusha shpk nga Dritan Agolli dhe kjo copë toke ngjitur me Sofia Hill pranë TEG janë preludi i një sërë akuzave penale që do të ngrihen së shpejti ndaj dyshës gllabëruese të tenderave të shqiptarëve, siç janë Dritan Agolli dhe Shkëlqim Fusha.

Redaksia  shtron publikisht pyetjen:
1-Kujt i përkiste kjo parcelë toke?
2-A ka ndërruar pronësi?
3-Nëse po, kush është pronari i ri?
4-Pronari i ri e ka marrë në emër të tij tokën, apo e ka lënë në emër të familjes Fusha?
5-Cili është plani i Fushës dhe Agollit për ato mijëra metra tokë buzë autostrade?

Vijon