Si ne 92-shin!
Nga Shaban Sulçe.
Poliçanin e dua. Eshtë qyteti që kam kaluar pjesën më të madhe të femijerise sime. Kam shumë miq, shok e mbi te gjjtha kujtime shume te bukura. E meqë jemi te kujtimet, me kujtohet viti i larget 1992. Ne ate vit, kishte ardhur urdheri i qeverise Berisha per të mbyllur Kombinatin, qe ishte burimi kryesor i punesimit te 80% te familjeve. Nje vendim i papranueshem, qe beri te shperthente revolta ne qytet. Qeveria e mori lehtshëm, refuzoi te degjonte kerkesat e qyetareve dhe dergoi furgonat e sampistëve per te shtypur revoltën. Mirepo organizimi i poliçansave ishte i jashtezakonshem. Ata zune te gjithe taracat e pallateve, e me gure e tulla i vune perpara sampistët. U perballen ashpër dhe trimerisht. Poliçanasit e fituan atë beteje, edhe pse u shumë u gjakosen e u arrestuan. Sampistët u terhoqen. Poshte urës hyrese te qytetit mbeti nje prej furgonave te tyre, i hedhur e i djegur. Ajo ishte nje deshmi e triumfit te rezistences dhe qendroi atje per nje kohe te gjatë.
Sot 34 vjet me pas, policanasit kane fituar nje tjeter beteje, ndoshta edhe me te rendesishme se perballja e dhunshme. Ata fituan betejen e dominimit te opinionit publik.
Kryeministri Rama kishte bere super organizim sot. Kishte therritur ministra e funksionarë të lartë. Mori gjithe vemendjen e medias, mbajti nje fjalim te gjate, edhe prezantoi librin e Beses per te gjjthe ata socialiste qe e kishin votuar e qe per shkak te tyre nuk e mendon te jape doreheqjen, edhe pse shqiptaret po ja kerkojne per 61 dite rresht.
Mirepo pa mbaruar mire fjalimin, Rames i erdhi supriza nga Poliçani. I gjithe populli ishte ne shesh, kundra tij, kundra vendimit per shkrirjen e bashkise se Policanit, me shumice derrmuese socialiste, ku ne cdo proces zgjedhor, PS fiton me 70-80% te votave. Qeveria aktuale, ashtu si ne 92-shin e kishte marrë lehte kerkesen e Poliçansave per te mos shkrirë bashkine, keshtu qe revolta per ta, u bë e pashmangshme. Dhe djegia e teserave te Partise Socialiste ishte nje goditje jashtezakonisht e fortë. Ajo hodhi ne ere pretendimin e Rames per “besen me socialistet”. Teserat u dogjen dhe ato do te jenë nje deshmi qe do te ngelen gjatë ne memorie. Ashtu si furgoni i djegur i sampistëve, poshte urës ne vitin 1992.

