Sot Dita e Dëshmorëve/ Politika ceremoni nderimi pranë monumentit “Nëna Shqipëri”, të pranishëm Begaj dhe Rama
Sot në 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve, politika po kryen ceremoni nderimi pranë monumentit “Nëna Shqipëri”.
Të pranishëm janë Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe politikanë t1% tjerë të cilët kanë vendosur kurora me lule në nder të dëshmorëve të Atdheut.
Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, dita kur u vra heroi i popullit, Qemal Stafa, një nga figurat më të shquara të qëndresës antifashiste shqiptare. Kjo datë simbolizon jo vetëm humbjen e një figure të re e të guximshme, por edhe sakrificën e një brezi të tërë që luftoi për lirinë e atdheut.
Në vitet ´60-të statusi i dëshmorit përpunohet më tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin ”Dëshmor i Atdheut”. Në këtë ligj futen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të cilat u ndërtuan në të gjitha qendrat e rretheve të vendit.
Me 1992-1993, me ndërrimin e sistemit politik, pësoi ndryshime edhe statusi i Dëshmorit të Atdheut. Në vitin 2000, pas shumë përpjekjeve u miratua ligji Nr. 8607 datë 27.04, “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, në të cilin përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike, madje edhe të rënët në vitet 1997-1999, në Shqipëri dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës.

