UBA Bank e Kadri Morinës si ‘Sudet’ moderne, vjedh llogaritë e klientëve
Si grup i strukturuar kriminal, nga arkëtarët te drejtuesit , ja si u zhvatën rreth 400 mijë euro të klientëve, 12 masa sigurimi për punonjësit e “UBA Bank”, arrestohen drejtori dhe zëvendësi
Hetimet nisën pas kallëzimit të një klienti, i cili denoncoi se nga tre llogaritë e tij bankare ishin tërhequr në mënyrë të paautorizuar rreth 500 mijë lekë. Një kallëzim i dytë u depozitua nga vetë banka, pas konstatimit të tërheqjeve të dyshuara pa autorizim nga llogaria e një klienteje tjetër në të njëjtën degë.

Në një Shqipëri të lodhur nga padrejtësitë ekonomike, flitet Kadri Morina dhe rrjeti i tij financiar përfaqësojnë mishërimin më brutal të korrupsionit modern.Në krye të bankës UBA që shitet si një simbol stabiliteti financiar, Morina mesa duket ka ngritur një perandori të ndërtuar mbi shfrytëzimin e qytetarëve të zakonshëm nga drejtues të bankës, ku vepruan si “Sudet” për të zhvatur kursimet e qytetarëve.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka zbuluar një skemë të dyshuar vjedhjeje dhe falsifikimi në një filial të “UBA Bank” duke çuar në ekzekutimin e 12 masave të sigurisë ndaj punonjësve të saj.Konkretisht, janë caktuar masat “Arrest në burg” për drejtorin, Albin Keta dhe zv.drejtorin Gilbert Hoxha, “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për 10 personat e tjerë, të dyshuar për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.
Policia njofton se ka ekzekutuar masat e sigurisë:
– “Arrest në burg” për shtetasit Albin Keta, 33 vjeç dhe Gilbert Hoxha 38 vjeç, banues në Tiranë, përkatësisht drejtor dhe zëvendësdrejtor i një filiali banke të nivelit të dytë;
–“Arrest në shtëpi” për shtetaset G. B., 42 vjeçe, D. D., 24 vjeçe, O. K., 24 vjeçe, R. S., 27 vjeçe dhe Zh. B., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, të gjitha punonjëse shërbimi në këtë bankë;
-“Pezullim i ushtrimit të detyrës a shërbimit publik”, për shtetasit E. Q., 47 vjeçe, I. D., 25 vjeçe, E. K., 38 vjeçe dhe B. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, të gjithë punonjës shërbimi në të njëjtën bankë.
– Shpallur në kërkim B. N., 25 vjeçe, punonjëse shërbimi, për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Procedimi penal ka nisur pas kallëzimit të shtetasit I.O., i cili denoncoi se nga tre llogaritë e tij në bankë ishin tërhequr rreth 500 mijë lekë pa autorizimin e tij. Një kallëzim tjetër u depozitua nga vetë banka, e cila evidentoi tërheqje të paautorizuara nga llogaria e një klienteje tjetër.
Nga hetimet rezultoi se janë kryer të paktën 30 tërheqje pa mandat nga llogaritë e klientëve, si dhe janë hapur dhe mbyllur pa autorizim depozita me afat në euro dhe dollarë.
Ndërkohë, policia njofton se nëpërmjet falsifikimit dhe ndërhyrjeve në sistemin kompjuterik, iu vodhën 2 klientëve, 309 740 euro dhe 92 000 dollarë.
Hetimet
Hetimet mbi procedimin penal nr.7108 të vitit 2025, nisën pas denoncimit të shtetasit I.O., se nga tre llogaritë e tij në UBA Bank janë tërhequr shuma me një vlerë prej 500.000 lekësh nga persona të paautorizuar. Ndërkohë që një tjetër kallëzim u krye nga vetë banka, e cila denoncoi rastin për tërheqjen e shumave pa autorizim ndaj klientes A.K në të njëjtën degë.
Nga hetimet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u evidentua se nga klientët e bankës, janë kryer 30 tërheqje pa mandat si dhe janë hapur e mbyllur pa autorizim disa depozita me afat në euro dhe dollarë.
Në rastin konkret nga hetimet rezultoi se ndaj personave në hetim, shtetasit E.Q., I.D., E.K., B.M., A.K., G.H., G.B., D.D., O.K., R.S. B.N. dhe Zh.B. ekziston dyshim i arsyeshëm se janë autorë të mundshëm të veprave penale penale ‘Vjedhja duke shpërdoruar detyrën’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Falsifikimi kompjuterik’ parashikuar nga nenet 135/25, 186/3 dhe 186/a/2 të Kodit Penal.
Shtetasit A.K. dhe G.H., zv.drejtor dhe drejtor i degës, ndaj të cilëve u kërkua masa e siguisë ‘Arrest në burg’, rezultoi se kanë kryer në mënyrë të përsëritur veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale. Duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin në sistemin bankar, ata kanë përvetësuar shumat monetare të dy kilentëve nëpërmjet përdorimit të mandateve të tërheqjes false, pa mandat, ndëhyrjes së kundërligjshme në sistem nëpërmjet konvertimeve valutore, hapje/mbyllje depozitash si dhe ndryshim të të dhënave pa autorizim. Kjo skemë vjedhjeje e koordinuar krijon dyshim të arsyeshëm mbi konsumimin e veprës penale për të cilën janë në hetim. Këto veprime ata i kryen në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të bankës, në cilësinë e arkëtarit, supervizorit si dhe të shërbimit ndaj klientit.
G.B., D.D., O.K., R.S., B.N., dhe Zh.B., duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin funksional në sistemin bankar, përvetësuan shuma monetare të dy klientëve nëpërmjet përdorimit të mandateve të tërheqjes false apo ndërhyrjes në sistem pa autorizimin e tij.
Si funksiononte skema
Sipas dosjes hetimore, dy drejtuesit dyshohet se kanë shfrytëzuar pozicionet e tyre dhe aksesin në sistemin bankar për të kryer në mënyrë të përsëritur veprime të kundërligjshme, duke përvetësuar fonde të klientëve përmes mandateve të rreme të tërheqjes, ndërhyrjeve në sistem, konvertimeve valutore dhe ndryshimeve të të dhënave pa autorizim.Prokuroria vlerëson se veprimet janë kryer në bashkëpunim me punonjës të tjerë të degës, përfshirë arkëtarë, supervizorë dhe punonjës të shërbimit ndaj klientit.
Kjo skemë përfitimi e realizuar nga punonjësit e bankës sipas funksionit, funksiononte sipas mekanizmit: arkëtar/shërbim klienti nëpërmjet aksesit eskluziv mbi fondet e klientit kryhen ndërhyrje dhe manipuluan sistemin bankar, veprime të cilat verifikohen dhe autorizohen nga niveli drejtues në hierarki, përgjegjës operacional dhe drejtor dege, të cilët kanë detyrimin për verifimin, kontrollin dhe autorizimin final për kryerjen e transaksionit bankar.
Ndërkohë, në lidhje me shtetasit e tjerë në hetim, E.Q., I.D., E.K. dhe B.M., kanë kryer veprime dhe transaksione bankare në kushtet kur mungonte kontrata në një ose disa raste duke krijuar premisat për ushtrimin e veprimtarisë së jashtëligjshme të subjekteve të tjerë të sipërcituar të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur pasurinë.

