Aktualitet

Vendi nën të ”nxehtin ekstrem”, priten temperatura 43 gradë! Ja kur freskohet moti dhe nisin reshjet e shiut

Pas të mërkurës, temperaturat do të ulen ndjeshëm dhe priten reshje shiu.

I nxehti ekstrem prej javësh ka përfshirë Evropën dhe veçanërisht vendet e Ballkanit Perëndimor. Në gjithë kontinentin këtë vit janë shënuar mbi 12 mijë viktima nga i nxehti duke nisur nga muaji qershor.

Sipas sinoptikantëve kjo valë e të nxehtit do të mbizotërojë deri të mërkurën me temperatura deri në 43 gradë celcius.

Të hënën pritet që temperaturat në vend të arrijnë deri në 41 gradë celcius, ndërsa të martën deri në 42 gradë. Pas të mërkurës pritet një rënie e lehtë e temperaturave dhe reshje lokale në disa zona të vendit.

Sipas të dhënave, e enjtja do të jetë ditë me reshje shiu dhe stuhi me shkarkesa elektrike në Ballkanin Perëndimor.