Aktualitet

Zjarr i madh bie në lagjen e Spitalit në Lezhë, flakët u afrohen me shpejtësi banesave

Një zjarr i madh ra pak minuta më parë në Lagjen e Spitalit, në Lezhë.

Flakët nisën fillimisht në një grumbull mbeturinash dhe më pas u përhapën me shpejtësi në drejtim të banesave, duke krijuar rrezik serioz për banorët e zonës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencave civile, zjarri u vu nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij të mëtejshme dhe dëmet në banesa.

Temperaturat e larta, që arritën deri në 40 gradë, si dhe era e fortë, e vështirësuan punën e ekipeve të emergjencës, të cilat luftuan për disa orë deri në neutralizimin e plotë të situatës.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të verifikuar nëse ai ka qenë i qëllimshëm apo pasojë e rrethanave aksidentale.