Aktualitet

Zjarr dhe në Mallakastër, flakët ‘përpijnë’ ullishtet, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka rënë mesditën e sotme më 1 gusht në Drenovë të Mallakastrës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqe me ullishte duke rrezikuar banesat dhe varrezat e fshatit.

Shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës po punojnë për neutralizimin e flakëve.