Zjarri shkatërrues në pallatin në Tiranë, nis sot verifikimi i shkaqeve
Inspektorati i Përgjithshëm ka reaguar në lidhje me zjarrin e madh që shkrumboi pallatin në Tiranë, duke zbuluar se është ngritur grupi i punës për inspektim i menjëhershëm të shkaqeve të këtij aksidenti.
Inspektimi do të kryhet nga trupat inspektuese të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

