INFARKTI I MIOKARDIT
Infarkti i miokardit) është një dëm permanent i muskulit të zemrës. “Mio” do të thotë “muskul”; “Kardio” i referohet zemrës; ndërsa “infarkt” nënkupton vdekje e indit si pasojë e mungesës së furnizimit me gjak.
ÇFARË NDODH GJATË INFARKTIT TË MIOKARDIT?
Në mënyrë që të ushqehet, muskuli i zemrës kërkon gjithnjë një furnizim konstant me gjak të pasur me oksigjen. Arteriet koronare furnizojnë zemrën me sasinë e nevojshme të gjakut. Nëse ju vuani nga sëmundja e arterieve koronare, arteriet ngushtohen dhe gjaku nuk rrjedh aq mirë sa duhet.
Masë dhjamore, kalcium, proteina dhe qeliza inflamatore grumbullohen brenda arterieve dhe formojnë pllaka të madhësive të ndryshme. Depozitimet e pllakave janë të forta në pjesën e jashtme dhe të buta në pjesën e brendshme. Kur pllaka është e fortë, korja e jashtme çahet dhe trombocitet (qeliza në formë disku të gjakut që ndihmojnë në koagulimin e gjakut) afrohen në zonë dhe formojnë koagul gjaku përreth zonës së pllakës.
Nëse koaguli i gjakut mbyll plotësisht arterien, atëherë muskuli i zemrës nuk ushqehet më me oksigjen. Brenda një kohe shumë të shkurtër ndodh vdekja e qelizave muskulare, e cila shkakton një dëm të përhershëm. Ky quhet infarkt i miokardit.
Edhe pse e pazakontë, infarkti i miokardiot mund të shkaktohet nga një spazmë e arteries koronare. Gjatë spazmës koronare, arteria koronare ngushtohet dhe zgjerohet disa herë duke reduktuar ushqimin me gjak të zemrës (ishemia). Kjo mund të ndodhë kur pushoni. Ndodh gjithashtu tek njerëzit që nuk vuajnë nga sëmundje të rëndësishme të zemrës.
Çdo arterie koronare ushqen me gjak një pjesë të zaktuar të muskulit kardiak. Sasia e dëmit varet nga sipërfaqja e muskulit që ushqehet nga arteria dhe nga koha që kalon ndërmjet dëmtimit e mjekitmit. Shërimi i muskulit të zemrës fillon menjëherë pas infarktit dhe i duhen rreth 8 javë.
Njësoj si plagët në lëkurë, plaga në zemër shërohet dhe lë pas një shenjë në zonën e dëmtuar. Problemi qendron se indi i shenjës nuk tkurret, si rrjedhojë aftësia e zemrës për të pompuar gjakun reduktohet pas infarktit. Aftësia e humbur e pompimit varet nga sipërfaqja dhe pozicioni në të cilin ndodhet indi i ri i formuar.


