“TOPI I ARTË”/ Herri Kejn merr trofeun e merituar: Vit i pabesueshëm, më i miri i karrierës
“France Football” në bashkëpunim me UEFA-në organizon sot ceremoninë e “Topit të Artë”, në të cilën do të bëhen publike emrat e fituesit të këtij trofeu shumë të lakmuar, ashtu si edhe ccmimeve të tjera që shënojnë një edicion futbollistik të veçantë.
Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026! Sulmuesi anglez kurorëzohet si futbollisti më i mirë i vitit, duke triumfuar në garën prestigjioze përballë dy prej rivalëve kryesorë, Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal.
Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ylli i Bayern Munich merr çmimin më të rëndësishëm individual në futbollin botëror, duke kurorëzuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.
Kane ka lënë pas në renditje francezin Kylian Mbappé dhe talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, për t’u ngjitur në majën e futbollit botëror. Për sulmuesin anglez, ky është një vlerësim madhor i paraqitjeve dhe kontributit të tij gjatë sezonit 2025-2026.
Fitorja e tij merr një rëndësi të veçantë edhe për futbollin anglez, pasi Kane bëhet anglezi i parë që fiton Topin e Artë që prej Michael Owen në vitin 2001.


