Opinion

Bashkim Koçi: Mystehak Rama ashtu si si gjyshi, si Bejo Beqari

“Mystehak Rama është mallakastriot me rrënjë të herëshme. Tradita familjare, e fisit dhe më gjerë i kanë dhënë dhuntinë për të ecur e ecur drejtë, pa e njohur kthimin prapa. Pra është nga ata që besojnë vërtet, edhe kur ndodhen në një telash të madh, nuk fajësojnë fatin, por gjejnë forcë për ta përballuar.”
Mystehak RamaMystehak Rama

Njeriu për të gjetur rrugën e nderëshme për të përballuar jetën bën atë që duhet bërë, të guxojë dhe të durojë nëse kjo rrugë mud të jetë edhe e mundimëshme.  Kam përpara dhe e dëgjoj me vëmendje një personazh, Mystehak Ramën, njeri nga  më të zakonshimt, nga ata që mbeten të jenë gojëkyçur për punët që bëjnë, për nderet dhe mirësitë, të cilat kur shfaqen ashtu si kanë ndodhur nuk mund të mos shikosh e dallosh lavdinë “kokëulur”  të punës dhe përulësinë e njeriut të vërtetë. Dhe në këtë rrëfim të natyrshëm, të cilin e shndrit djersa e ballit, nuk mund të mos shikosh edhe shkëndinë  e gëzimit të asaj çka ke arritur me mundim.

Mystehak Rama është mallakastriot me rrënjë të herëshme. Tradita familjare, e fisit dhe më gjerë i kanë dhënë dhuntinë për të ecur e ecur drejtë, pa e njohur kthimin prapa. Pra është nga ata që besojnë vërtet, edhe kur ndodhen në një telash të madh, nuk fajësojnë fatin, por gjejnë forcë për ta përballuar. Ka qënë vetëm 17 vjeç kur do të mbante barrën për të drejtuar brigadën që merrej me mbarshtimin e ullinjëve në kooperativë, detyrë që arriti të guxonte t’u  jepte urdhëra edhe atyre që i kishin mustaqet deri tek veshi.

Ka një sentencë shumë domethnëse, mbetur nga mënçuria e popullit. Thënia “lisi është lis, nuk bëhet rigoni lis”, tek Mystehak Rama ka gjetur njeriun e duhur për ta ilustruar dhe për t’i dhënë  vërtetësinë që nxjerr në pah trashëgiminë e gjakut tënd. Nuk po sjellim atë çka trashëgonte nga nëna dhe babai, të cilët kishin lënë veç emrit të mirë edhe një pasuri modeste, por të gjyshit të tij nga nëna, të patriotit dhe  kontribuesit në LANÇ, i cili  ngado që shkoi hodhi farën e qëndrestarit, të njeriut të mençëm dhe lagpamës. Dhe ky ishte Bejo Beqari nga fshati Beaj i Mallakastrës. Po ç’pasuri i paskësh lënë gjyshi Bejo nipit të tij Mystehak Rama? Asgjë, veç emrit të mirë që trashëgonte dhe bëmave të tij në të mirë të Kombit. Kishte qënë Bejo Beqari ai që në vitin 1909, kur ishte vetëm 22 vjeç, arriti të hapë shkollën e parë shqipe në fshatin Bejar, aty në zonën e Fratarit, në Mallakastër. Këtë gjë, pra shkollimin, Mystehaku e kishte dhe e mbante si porosi të gjyshit se shkollimi dhe e dituria ishin armët  më të “sofistikuara” për të mbetur i sigurt në përballimin e vështirësive në jetë. Dhe kjo nuk mbeti thjeshtë një porosi e dëgjuar nga të tjerët, por e kishte rregjistruar në mendje për ta patur e gjetur çastin për të “mbjellë”  dituri vetëm nga librat. Kjo e bëri që të ishte njëherësh edhe nxënës i shkollës së mesme bujqësore, çelur aty në fshat ku banonte, por edhe drejtues, duke e konsideruar veten të përulur ndaj atyre që drejtonte e madje të synonte  për të ndërtuar një “fron” në zemra dashurie te bashkëfshatarët e vet.

“Ai ka marrë shumë nga gjyshi, nga Bejo Beqari, i cili, edhe pse jetoi e punoi sa qe gjallë aty në fshat, mbeti të ishte mik i Hysni Kapos dhe Mehmet Shehut, miqësi që kishte lindur gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pra ai ishte ambicioz për të arritur më të mirën, qoftë në punë, qoftë në njohjen me njerëzit. Sepse në një farë mënyre  ambicia është rruga drejt suksesit e ndërsa këmbëngulja është automjeti me të cilin udhëton për të mbritur tek ajo çka dëshiron ta bësh të jetë e jotja.”

Bejo BeqariBejo Beqari

Vitet e demokracisë Mystehak Ramën e gjetën në Tiranë, aty ku nuk mbillej e as nuk korrej, aty ky blloqet me ullinj të Fratarit kishin mbetur thjesht ca ëndërra të harruara. Atëherë ç’mund të bënte, shtronte pyetjen ky djalosh i humbur “në rrëmujën e rrëmetin” e Kryeqytetit? Përgjigjen e mori tek trashëgimia që kish lënë mënçuria e gjyshit, e Bejo Beqarit. Nga shkolla, por më së shumti edhe nga përvoja e jetës, diku Mystehaku mbante mend se kur ai kishte kaluar një siklet të madh, i paskeshin thënë: Nuk të mundën dot të liqtë o Bejo Beqari! Dhe arma e vetme që nuk mundën ta mposhtnin dot të ligjtë, veç zotësisë nga geni i trashëguar, paskëshin qënë edhe ato “pesë gram” shkollë të përvetësuara me zellin e njeriut të mençëm.

Nisja dhe përfundimi i shkollës së mesme, dega elektrike pranë shkollës Harri Fullc do të ishte një start i ri  ku hapi i parë drejt diçkaje të panjohur është të vendosësh që nuk do të qëndrosh ku je. Por për fatin e tij të mirë na i paskësh dalë me hair profesini i njohjes të elektriçistit i cili më pas do të konsiderohej “magji”. Atij hap pas hapi iu krijua bindja se pas çdo nisjeje qëndron  besimi dhe se diçka e mrekullueshme po vjen. Mystehaku nuk e njohu qoftë edhe një herë injorimin e hallit të tjetrit kur ishte fjala për t’i dhënë dritë, për ta kthyer errësirën në jetë. Sepse të jetosh do të thotë të zgjedhësh. Por për të zgjedhur mirë, duhet të dish kush je dhe çfarë përfaqëson, ku dëshiron të shkosh dhe përse dëshiron të mbërrish atje. Kjo punë e thjeshtë në dukje, por nga më të komplikuarart me jetën tënde dhe të njerëzve që ke vendosur t’u zgjidhësh një hall, merr përmasa sa të përgjegjëshme po aq edhe njerëzore.

Nuk e thamë ashtu rastësisht që Mystehak Rama ka marrë shumë nga gjyshi, nga Bejo Beqari, i cili, edhe pse jetoi e punoi sa qe gjallë aty në fshat, mbeti të ishte mik i Hysni Kapos dhe Mehmet Shehut, miqësi që kishte lindur gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pra ai ishte ambicioz për të arritur më të mirën, qoftë në punë, qoftë në njohjen me njerëzit. Sepse në një farë mënyre  ambicia është rruga drejt suksesit e ndërsa këmbëngulja është automjeti me të cilin udhëton për të mbritur tek ajo çka dëshiron ta bësh të jetë e jotja. Ja kjo ambicje për t’u formuar me sa më shumë dije e dituri të domosdashme në mbështetje të punëve që kryen, Mystehakun një ditë do ta gjeje të vijonte Fakultetin e Drejtësisë, të cilin e përfundoi pa as më të voglin dyshim në saje posaçërisht të këmbnguljes për të qënë e mbetur dikushi në jetë. Ai jo pa admirim përmend emra petagogësh, si Rustem GJATA  nga të cilët do të merrte plot dijeni profesionale të fushës së drejtësisë. Por çudia qëndron si ai këtë profesion nuk e vuri në jetë kurrë. I qëndroi besnik profesionit të fushës së elektrikut, të atij që e lidhte me dritën e që do të thoshte të mbetej mes njerëzve me të cilët lidhi miqësi e respekt që vlenin më shumë sesa të vishte qyrkun e gjyqtarit. Por Diploma e fakultetit të Juridikut nuk se e la të mbetej specialist që dinte vetëm të lidhte tela. Jo. Madje ajo diplomë u bë shtysë që të ngarkohej me detyra që i jepnin besueshmëri për të mbetur korrekt me ligjin, sepse në fund të fundit edhe një matës elektrik, një konflikt njerëzor me konsumatorin e energjisë dhe shume probleme të tjera, kanë brenda çdo detaji zbatim Ligji, ndershmëri e korrektësi ndaj qytetarit. Gjatë karierës së tij Mystehak Ramën e gjejmë në pozicionin e Drejtorit të Hedrocentralit të Lanabregasit, të përgjegjësit të sektorit në një nga zonat me problematike të Tiranës, Kamzë, Paskuqan, Yzberisht, Kombinat e gjetkë. Në të gjithë këtë hartë “lëvizësë” të tij nuk gjen qoftë dhe një zënkë nga ato më banalet me konsumatorin e energjisë elektrike. Dhe jo fjalën e mirë e gur në trastë, por i predispozuar për t’i lënë vend vetes për të marrë një falënderim për zgjidhje halli, për të mbetur i kërkuar nga qytetarë hallexhinj e deri të ata që kërkojnë specialistë të përzgjedhur për faktin se gëzojnë karrige me pushtet.

Të gjithë ata që kanë punuar apo ua ka sjellë halli të marrin dritë nga duart e florinjta të Mustehak Ramaës, në veçanti ata nga zona e Mallakastrës, nuk kanë lënë rast pa ia thënë me zemër fjalët lavdëruese, duke i kujuiar se në shumë qëndrime e mirësi njerëzore i ka ngaqë ka marrë shumë nga gjyshi, nga ai që u sakrifikua në luftë e në Punë, nga Bejo Beqari i Beajt të Mallakastrës.