Inceneratori i Tiranës, GJKKO nuk gjen Mërtirin dhe Zoton, i thërret në gjyq me shpallje publike
Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, kanë përfituar miliona euro përmes mashtrimit
Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, kanë përfituar miliona euro duke përdorur mekanizmin e nxjerrjes së shumave monetare nga llogaritë e shoqërisë koncesionare, në sajë të mashtrimit nëpërmjet krijimit të faturave fiktive, në sajë të shfrytëzimit të shoqërive fiktive të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe përmes transferimeve në vlera cash, në shumën 1,283,390,609 lekë dhe 16,669,506 euro.Nga hetimi është evidentuar fakti se për të arritur qëllimin kriminal të pastrimit të parave
Në pamundësi për të gjetur apo kontaktuar të pandehurit për çështjen e inceneratorit të Tiranës, përfshirë edhe dy të akuzuarit si pronarët faktikë të tij, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur njoftim me shpallje për të pandehurit.Ndaj të pandehurve ka masë sigurie “arrest me burg” në mungesë, por për shkak se masa nuk është ekzekutuar, gjykata nuk ka mundur t’i njoftojë për procesin që po zhvillohet ndaj tyre.Ndaj, krahas mënyrave të tjera të njoftimit, gjykata ka vlerësuar të nevojshëm afishimin e aktit të njoftimit për të pandehurin, me qëllim njoftimin efektiv të tij për datën dhe orën e zhvillimit të seancës paraprake.Kësisoj, Gjykata urdhëron: Afishimin e aktit të njoftimit në faqen e internetit dhe këndin e njoftimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurit: Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Dashamir Ymeraj, Giuseppe Ciaffaglione, Denisa Tollkuçi, Marc Richard Lappat, Michael Peter Drujits, Ilir Dedja, personi juridik “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Service” sh.p.k. Në këtë mënyrë, gjykata njofton të pandehurit se seanca paraprake do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në datën 06.11.2026, ora 09:30.Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se pronarët “de facto” të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k., të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, kanë përfituar miliona euro duke përdorur mekanizmin e nxjerrjes së shumave monetare nga llogaritë e shoqërisë koncesionare, në sajë të mashtrimit nëpërmjet krijimit të faturave fiktive, në sajë të shfrytëzimit të shoqërive fiktive të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe përmes transferimeve në vlera cash, në shumën 1,283,390,609 lekë dhe 16,669,506 euro.


